Totti kërkon përkrahje për Luis Enriquen

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 16:45
Francesco Totti i ka bërë thirrje tifozëve të Romës të përkrahin trajnerin e ri Luis Enrique i cili është vërshëllyer për zëvendësimin e sulmuesit italian.
Totti është munduar ti jep fund polemikave për zëvendësimin e tij në humbjen nga Slaven Bratislava në kualifikime për Europa League.
“Të gjithë ne duhet të jemi me trajnerin e ri në mënyrë që të fillojmë këtë kampionat në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresoj që të gjithë tifozët të tregojnë përkrahje dhe jam i sigurt se do ti bëjmë të festojnë” tha Totti për uebfaqen e tij zyrtare (www.francescototti.com).