E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure nuk është rrahur me Balotellin

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka thënë se është i shqetësuar nga njoftimet e “pavërteta” se ishte përfshirë në rrahje me bashkëlojtarin Mario Balotelli.

Më herët gjatë javës qarkulluan spekulime se Toure dhe Balotelli janë përplasur mes vete në zhveshtore, pas barazimit 3-3 kundër Sunderlandit.

“Nuk është e vërtetë, jam futbollist e jo boksier. Njerëzit nuk e dinë marrëdhënien time me Marion. Ai nuk është shok i imi, ai është vëlla dhe e dua”, deklaroi Toure për Daily Mail. City ka qenë lider në Premierligë për gati gjashtë muaj, por ka rënë në pozitën e dytë, pesë pikë prapa Manchester Unitedit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›