E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ofertë e mirë për Raulin

Sulmuesi i Schalke 04, Raul Gonzales ka bërë të ditur se klubi gjerman i ka bërë një ofertë për vazhdimin e kontratës së tij në skuadrën nga Gelsenkirchen.

Veterani spanjoll do të jetë i lirë të largohet nga Schalke në fund të këtij sezoni, kur edhe skadon marrëveshja e tij aktuale me ekipin gjerman. Por, Raul ka njoftuar se ka marrë ofertë për të mbetur në klub.

“Më është bërë një ofertë e mirë dhe në javët e ardhshme do të marr një vendim. Për momentin dua të përqendrohem në fushë”, deklaroi Raul gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›