E Shtunë, 31 Tetor 2026

Touron, Nishanit: Ju sollëm në pranga vrasësin e policit



TIRANE - Gjatë vizitës në Tiranë, Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës zhvilloi një takim me Ministrin e Drejtësisë Bujar Nishani, në të cilin është folur për terma konkretë të bashkëpunimit në luftën kundër krimit. Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës, Candido Conde - Pumpido Touron ka përmendur në takimin me Nishanin, rastin e një shqiptari të kërkuar nga drejtësia për vrasjen e një polici dhe pengmarrje ndaj dy biznesmenëve që është arritur të arrestohet në Spanjë. Ministri Nishani gjatë takimit ka vlerësuar bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjelltë juridike mes Shqipërisë dhe Spanjës. Nishani i shpjegoi prokurorit spanjoll, ligjin e miratuar pak muaj më parë nga Parlamenti “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, duke thënë se ky ligj “ka nxitur bashkëpunimin në fushën e ekzekutimit të vendimeve penale të Shqipërisë me vendet e tjera, duke mundësuar në kohë ekstradimin e personave që janë në ndjekje penale”. Prokurori i Përgjithshëm Spanjoll vlerësoi bashkëpunimin e ndërsjelltë që ka pasur me Qeverinë shqiptare si dhe veçoi një nga raste me ekselente të këtij bashkëpunimi, atë të kapjes dhe ekstradimi e një të shumëkërkuari në Shqipëri për vrasjen e një polici dhe i arrestuar në Spanjë për rrëmbimin dhe plagosjen e një biznesmeni. “Rasti i parë i bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar mes Spanjës dhe Shqipërinë ka qenë një rast i suksesshëm, që duhet kremtuar si një arritje, në fushën e luftës ndaj kriminalitetit, mes dy vendeve tona”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›