E Diel, 1 Nëntor 2026

Toyota, parashikon humbjen e parë në historinë e saj

Gjigandi japonez i automobilit, "Toyota Motor" njoftoi sot se parashikon të ketë për periudhën 2008-2009 humbjen e parë në historinë e tij, pasi kriza botërore ka sjellë "një situatë emergjente të paprecedentë".

Për këtë periudhë që përfundon në mars, Toyota parashikon një humbje prej 150 miliardë jenësh (1,22 miliardë euro), njoftoi Presidenti Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë, Katsuaki Ëatanabe në një konferencë shtypi në Nagoya.

Parashikimi i mëparshëm i grupit ishte për arritjen e fitimeve me vlerë 600 miliardë dollarë. Nëse parashikimet e Toyota-s realizohen, kjo do të jetë hera e parë që të ardhurat e grupit bien që kur ai ka filluar të publikojë rezultatet financiare, në vitin 1940.

"Ambjenti që na rrethon është gjithmonë e më i vështirë. Është një situatë emergjente e paparë", deklaroi Ëatanabe.

Për shkak të rënies së tregut të automobilave në Shtetet e Bashkuara, në Europë dhe në Japoni, shitjet e Toyota-s pritet të rriten gjatë kësaj periudhe vetëm me 7,540 milionë automjete në botë kundrejt 8,93 milionë në periudhën 2007-2008./atsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›