Prokuroria: Në 2008-n është rritur numri i zyrtarëve me dosje
Hetimet që kanë nisur për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Procedimet në shifra sipas funksioneve që kanë pasur punonjësit e administratës
Laureta Rryçi
Rritet numri i zyrtarëve me dosje. Sipas statistikave më të fundit të Prokurorisë, gjatë vitit 2008 janë hetuar 77 zyrtarë më shumë se vitin e kaluar. Specialistët e institucionit të akuzës kanë përpiluar të gjitha shifrat që kanë të bëjnë me veprat penale si korrupsioni apo shpërdorimi i detyrës. Kalkulimet janë bërë për hetimet që janë ndërmarrë nga prokurorët nga janari i këtij viti e deri në ditët e fundit të muajit nëntor. Gazeta “Albania” bën publike tabelën në shifra duke treguar kështu dhe hartën e hetimeve që janë zhvilluar gjatë vitit që po lëmë pas.
Hetimet në shifra
Për veprat penale kundër personit janë regjistruar 963 procedime penale me 558 të pandehur ose me ulje prej 5% të procedimeve dhe 15% të pandehurve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Në gjykatë është ngritur akuzë për 471 të pandehur dhe janë dënuar 433 të pandehur. Kemi pra një ulje prej 5% të të pandehurve të gjykuar, por një rritje prej 37% të të dënuarve. Për veprat penale në fushën e korrupsionit dhe që lidhen me veprimtarinë e kundraligjshme të punonjësit shtetëror ose në shërbimin publik, gjatë gjysmës së parë të vitit 2008 janë ndjekur penalisht 357 procedime penale me 107 të pandehur ose krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007 procedimet penale janë rritur 29% dhe 41% të pandehurit e proceduar. Për këto vepra penale janë dërguar për gjykim 59 procedime penale me 120 të pandehur ose, krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2007, me rritje 7% për qind të procedimeve dhe 30% të të pandehurve të gjykuar dhe janë dënuar 64 të pandehur ose krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2007 me rritje 22 për qind të numrit të të dënuarve për këto vepra penale.
Ndëshkimet
Për vepra penale të korrupsionit janë ndjekur 44 procedime, me 25 të pandehur ose krahasuar me gjysmën e vitit 2007 me rritje prej 63% për procedimet dhe 58% për të pandehurit. Janë dërguar për gjykim 17 të pandehur. Sipas llojit të veprave, procedimet penale të ndjekura janë si më poshtë: 2 procedime për korrupsion pasiv në sektorin privat; 3 procedime për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike; 1 procedim për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë; 34 procedime për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike; 3 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Për vepra penale të shkeljes së barazisë në tendera, përfitim të paligjshëm dhe për shkelje të kontributeve të dhëna nga shteti janë ndjekur 26 procedime me 15 të pandehur ose krahasuar me gjysmën e vitit 2007 me rritje prej 69% të procedimeve për këto krime. Janë dërguar për gjykim 18 të pandehur dhe janë dënuar 12. Për vepra penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprime arbitrare janë ndjekur 287 procedime, me 77 të pandehur ose krahasuar me gjysmën e vitit 2007 me rritje prej 22% të procedimeve të ndjekura dhe 15% të pandehurve. Janë dërguar për gjykim 85 të pandehur ose me rritje prej 19% krahasuar me gjysmën e vitit 2007. Personat e proceduar penalisht për këto vepra përfaqësojnë: 88 nëpunës civilë të administratës publike qendrore dhe vendore, të niveleve: funksionarë 15 persona, drejtues të lartë 12 persona, të mesëm 14 persona dhe të ulët 10 persona, nëpunës të thjeshtë 37 persona.
Harta e hetimeve gjatë vitit 2008
Në lidhje me shtrirjen gjeografike të procedimeve penale, të dhënat tregojnë se në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë regjistruar 2178 procedime penale me 957 të pandehur ose 25% të
numrit total të procedimeve dhe 19.3% të numrit të pandehurve në shkallë vendi. Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan kanë regjistruar 4656 procedime penale me 2021 të pandehur ose 53.7% e numrit total të procedimeve dhe 41% e numrit total të të pandehurve. Procedimet penale të regjistruara në prokuroritë e rretheve veriore, verilindore
dhe veriperëndimore të vendit zënë 19.4 për qind të numrit total të procedimeve dhe 19.7 për qind të numrit total të të pandehurve. Ndërsa procedimet penale të regjistruara në prokuroritë e rretheve gjyqësore në jug, juglindje dhe jugperëndim të vendit, zënë rreth 55.6 për qind të procedimeve dhe 61 për qind të të pandehurve.
V. Penale korrupsion Viti 2007½ Viti 2008 ½
Korrupsion aktiv privat 0 1
Korrupsion pasiv privat 0 2
Korrupsion personave me funksione publike 1 3
Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë 0 1
Shpërdorim detyre 165 240
Shpërdorim detyre 30 8
Veprime arbitrare 28 39
Shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti 2 9
Përfitim i paligjshëm 0 5
Shkelja e barazive në tendera 6 12
Korrupsion pasiv i personave me funksione publike 11 34
Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë 1 0
Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit 0 2
Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit 0 1
Dhënia e shpërblimeve, 3 0
23 Dhjetor 2008