E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita rikthehet në shesh në janar

 Opozita do t’i rikthehet protestave në muajin janar. Socialistët kanë mbyllur dy ture protestash në të gjithë vendin me të njëjtin objekt, hapjen e kutive. Turi i parë i protestave u zhvillua para 20 nëntorit, një qytetet kryesore të vendit për t’u finalizuar në Tiranë më 20 nëntor, në një tubim maratonë që zgjati 48 orë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pasi nuk morën asnjë përgjigje nga kryeministri për hapjen e kutive, socialistët zhvilluan dhe një tur të dytë, kësaj radhe me sloganin “Hap kutitë ose largohu”, i cili u përmbyll në Tiranë pak ditë më parë, ku kërkesave politike iu bashkangjitën dhe ato ekonomike dhe sociale. Socialistët kanë paralajmëruar protesta pa mbarim deri në plotësimin e kërkesave të tyre për vitin 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›