E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikimi i 40 kg heroinë, prokuroria mbyll hetimet

TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen ndaj Zaim Tafës, bosit të lokalit "Kështjella" në Patos.

Biznesmeni do të përgjigjet para drejtësisë për akuzën e "trafikimit të narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim me mikun e tij Albert Pëllumbaj dhe tre shtetasit gjermanë, Daniel Englert, Franz e Regina Kiacsek. Sasia prej 40 kg heroinë u bllokua në Kakavijë dhe destinacioni i saj ishte Gjermania.Ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij, biznesmeni Tafa nuk gjendet në qeli, pasi u lirua nga gjykata e Lartë.

Më 02.05.2009 në pikën e kalimit kufitar Kakavijë-Gjirokastër, të sasisë prej dyzet kilogramësh lëndë narkotike të llojit heroinë, e fshehur në automjetin e tipit "Peugeot", me targë DON PA-179, i cili drejtohej nga ana shtetasi gjerman Franz Kiacsek. Sipas hetimeve droga kishte destinacion Greqi- Itali dhe më më pas Gjermani. Prokuroria akuzohen Daniel Englert si organizator të trafikimit të kësaj sasie.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›