Asnjë surprizë, Rama përjashton Islamin dhe Harasanin nga Kryesia dhe Sekretariati

Lista e Ramës, s’votojnë deputetët Andis Harasani, Kastriot Islami, Fidel Ylli dhe Erjon Braçe
UPDATE- Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë e saj Kombëtare, ku do të zgjedhë Kryesinë dhe Sekretariatin. Në postin e kryetarit të asamblesë u rizgjodh, kreu aktual, Gramoz Ruçi. Nga 210 vota, Ruçi arrit të marrë vetëm 168. Punimet e kësaj asambleje u hapën nga kreu socialist, Edi Rama i cili bëri me dije lidhur me zhvillimet e mëtejshme brenda partisë së drejtuar prej tij. Në vlerësimin e tij, viti i ardhshëm do të jetë viti i shpalosjes së programit të ri të PS-së, i cili duhet të shndërrohet në axhendën e përbashkët të socialistëve. “Na duhen të paktën 21 grupe punë, që do të përgatisin dokumente të veçanta, sipas pikave të detajuara të programit të ri të PS-së”,- bëri me dije Rama. Madje, në funksion të realizimit të një procesi të tillë, kreu socialist propozoi përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare se “duhet vullnet e përkushtim, për të vendosur njerëzit mbi mosmarrëveshjet apo hatërmbetjet tona. Familjen tonë politike do ta bëjmë një strehë të ngrohtë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e saj ”, u shpreh Rama. Gjithashtu, për të përforcuar më tej një qëndrim të tillë, kryetari i PS-së bëri thirrje për të “mos bërë më gabime të përsëritura, pasi nuk kemi kohë për të ndarë fajet e së shkuarës”. Ndërkohë që në fjalën e tij kreu socialist zbardhi publikisht qëndrimin e tij përballë LSI-së, duke përjashtuar një aleancë të mundshme me kryetarin e kësaj partie. “Ilir Meta është pjesë e pushtetit, ai e ka bërë zgjedhjen e tij, ne jemi të mjaftueshëm”, deklaroi Rama. Por duke iu referuar zhvillimeve të brendshme, kryetari Rama propozoi ngritjen e një komiteti të përfaqësimit territorial dhe një këshill të përfaqësimit politik. Ndërkohë që ripropozoi si kryetar të Asamblesë Kombëtare, kreun aktual të saj Gramoz Ruçin. Sa u takon kandidaturave për Kryesinë dhe Sekretariatin, kreu Rama theksoi se “të zgjedhurit që do ti nënshtrohen votimit u përzgjodhën nga lista e hapur kombëtare dhe fituesit do të mbulojnë tërësisht territorin”. Por, referuar votimit kryetari i socialistëve propozoi një votim të fshehtë për të gjitha kandidaturat.
Propozimet për Sekretariatin Ekzekuti:
Sekretar Organizimi: Blendi Klosi
Sekretar për Çështjet Zgjedhore: Damian Gjiknuri
Sekretar për Programin: Ilir Beqja
Sekretar për Kordonimin dhe Çështjet Ligjore: Fatmir Xhafaj
Sekretar për Koalicionet: Ndre Legisi
Sekretar për Çështjet Vendore: Bashkim Fino
Sekretar për Burimet Njerëzore: Armando Subashi
Sekretar për Sipërmjaret dhe Grupet e Interesit: Arben Ahmetaj
Sekretar për Emigracionin: Erion Veliaj
Propozimet për Kryesinë:
Arta Dade
Adelina Farici
Eglantina Gjermeni
Mimoza Hafizi
Vasilika Hysi
Irena Kallco
Mimi Kodheli
Valentina Leskaj
Lindita Nikolla
Luiza Xhuvani
Besnik Bare
Ben Blushi
Erion Braçe
Ditmir Bushati
Shkëlqim Cani
Vangjush Dako
Namik Dokle
Arben Isaraj
Namik Kopliku
Dhimo Kote
Maqo Lakrori
Pandeli Majko
Arben Malaj
Ulsi Manja
Gramoz Ruçi
Niko Peleshi
Et’hehem Ruka
Qazim Sejdini
Sajmir Tahiri
Gëzim Tushi
...