E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikoi për prostitucion, ekstradohet nga Italia

• LUSHNJE - Ekstradohet nga Italia një person i shumëkërkuar nga shteti shqiptar. Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët e saj italianë kanë sjellë dy ditë më parë nga Italia Qamil Elezin, 32 vjeç, nga fshati Gocaj i rrethit të Peqinit.Elezi është ndaluar në vendin fqinj, pasi drejtësia shqiptare kishte dhënë për të një dënim prej 16 vjetësh heqje lirie për veprat penale të “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”. Burime zyrtare bëjnë të ditur se dënimi për Elezin është dhënë nga Gjykata e Lushnjës e më pas të njëjtin vendim caktoi dhe Gjykata e Apelit Vlorë, më 9 shkurt të vitit të shkuar. Mësohet se Elezi në vitin 2002 në bashkëpunim me persona të tjerë kanë trafikuar drejt Italisë disa femra për qëllime prostitucioni. Pas riatdhesimit në Rinas, 32-vjeçari është përcjellë për në komisariatin e Lushnjës. Dy ditë më parë, policia e Fierit arrestoi një tjetër të shumëkërkuar me akuzën e trafikut të drogës.   m.r.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›