E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia humb brenda në Shkodër,Josa jep dorëheqjen

• Nga sot, Vllaznia nuk do të ketë më në timon trajnerin Mirel Josa, i cili ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas takimit me presidentin e skuadrës shkodrane, Valter Fushaj, i cili pranoi vendimin.Në fakt, paralajmërimi për një shkarkim të mundshëm të Josës u fol në mediat në sportive dhe humbja me Teutën (1-2) e vulosi përfundimisht atë. Në mes të sezonit Josa u shkarkua edhe njëherë tjetër nga presidenti Fushaj, por tifozeria shkodrane me peticionin e saj e riktheu në punë. Edhe pse luajti pjesën e dytë me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Pashaj (faull ndaj Kapajt), Teuta ia doli të fitojë 1-2 me Vllazninë vendase me një gol në minutën e 93-të, të realizuar nga pika e bardhë me anë të Hodos. Ish-mesfushori i Dinamos, Ilirjan Çaushaj shënoi golin e parë për Teutën në minutën e 52-të, por sulmuesi më i mirë i Kombëtares U-21, Xhevair Sukaj vendosi ekulibrat në fushë në minutën e 58-të. Goli i realizuar me penallti nga formacioni i Kristaq Miles u dhuroi tri pikë të mëdha “djemve të detit” dhe vendin e nëntë në renditje. Kjo ishte dhe fitorja e parë sezonale e Teutës pas dy humbjeve rresht me Vllazninë (3-0, fazën e parë dhe 2-0, fazën e dytë). PartizaniNjë shkëndijë që në zanafillën e ndeshjes i ka mjaftuar Partizanit për të mënjanuar nga rruga e vet një Besëlidhje, që ashtu siç pritej, është treguar kockë e fortë. Në këtë mënyrë, skuadra e Likës ka realizuar detyrën, duke u barazuar të paktën për 24 orë (45 pikë) me Dinamon, që nga ana e saj do të duhet t’u përgjigjet të kuqve sot, kur të luajë në “Selman Stërmasi” me Skënderbeun e vendit të fundit. Goli i nëntë i Gjergji Muzakës nuk ka sjellë vetëm ngjitjen e tij në fronin e golshënuesit më të mirë deri tani për Partizanin. Mbi të gjitha, goditja e saktë e mesfushorit në hapat e parë të takimit i ka siguruar një trepikësh thelbësor të kuqve përballë lezhjanëve në “Qemal Stafa”. TiranaEdhe pse me një formacion pa shumë titullarë, Tirana falë golit të realizuar nga 34-vjeçari Indrit Fortuzi në minutën e 18-të, arriti një fitore ngushëlluese me Flamurtarin, duke marrë tri pikë të çmuara. Edhe takimi i fundit në kryeqytet midis këtyre dy ekipeve u fitua nga Tirana (2-0), ndërkohë që në fazën e parë të zhvilluar në Vlorë kishte fituar Flamurtari (1-0). Kjo ishte dhe fitorja e 65-të për bardheblutë, 29 fitore për kuqezinjtë vlonjatë dhe 22 barazime.KastriotiKastrioti jo vetëm që humbi në Kavajë me Besën 1-0, por përpara sfidës me formacionin e Starovës, klubi krutan humbi dhe presidentin e tij, Shkëlzen Zhilli. Bashkë me atë dha dorëheqjen edhe zëvendëspresidenti i klubit, Kujtim Baholli. Interesant është një fakt, se nëse 45-vjeçari Zhilli kampionatin e kaluar duroi për ta dhënë dorëheqjen në dy javë përpara përfundimit të sezonit 2006-2007, saktësisht më 11 maj 2007, atëherë Kastrioti ndodhej në vendin e 9-të. Tani ish-presidenti e dha 11 javë përpara përfundimit të kampionatit. Zhilli pas disa hezitimesh për të qenë në krye të Kastriotit, u rikthye në postin e sponsorizuesit me 21 qershor 2007. Largimi i financuesit kryesor të ekipit pa dyshim që do të sjellë një krizë totale për një grup lojtarësh që nuk kanë marrë disa paga mujore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›