E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, java e golave të shumtë

• Tre kryesuesit e Kategorisë së Parë, Bylis, Apolonia e Lushnja, bënë detyrat e shtëpisë teksa fituan edhe me rezultate befasuese me kundërshtarët e tyre në javën e 22-të të Kategorisë së Parë.Bylis i Faruk Sejdinit arriti një fitore tenistike 6-0 me Tepelenën, që koleksion humbje të thella njëra pas tjetrës (në ndeshjen e prapambetur humbi 5-0 me Bilishtin). Bylis kryeson sërish i vetëm me 48 pikë, një më shumë së Apolonia dhe Lushnja (të dyja nga 47 pikë). Apolonia e Gert Haxhiut konfirmoi formën e mirë të saj në ndeshjet e para të fazës së dytë, duke fituar 2-0 me Tomorin e Lakos. Një rezultat shumë befasues në Gjirokastër, aq më tepër kur në 10 minutat e para Luftëtari vendas kryesoi 2-0, për t’i mbyllur 25 minutat në avantazh të lushnjarëve të Artan Banos, 2-3. Më tej ndeshja pati vetëm argëtim, pasi 8 gola në një takim janë jo pak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›