Kapllani: Më ka mbetur peng që s’i shënova Kahnit
• Edmond Kapllani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Karlsruhes nuk ka mundur ta realizojë dot ëndrrën e tij për t’i shënuar një gol Oliver Kahnit, portierit legjendar të Bajernit të Mynihut.Gardiani gjerman ka deklaruar se në fund të sezonit do të tërhiqet, kështu që Kapllani nuk do të ketë shanse të tjera për t’i bërë gol një prej portierëve më të famshëm të Gjermanisë. 25-vjeçari luajti vetëm 12 minutat e fundit në ndeshjen e djeshme ku bavarezët mundën ekipin e tij me rezultatin 2-0. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, lojtari ka pranuar se nuk po kalon një moment të mirë te Karlsruhe. Ëndrra juaj për t’i shënuar gol Kahnit nuk u realizua, a ju vjen keq për këtë?Më tepër më vjen keq që nuk munda të luaj si titullar, pasi jam në formë, por nuk mund ta fsheh se më erdhi keq që nuk i shënova dot Oliver Kahnit. E kam pasur fiksim prej vitesh një gjë të tillë, pasi më pëlqente si portier dhe gjithnjë kam menduar se t’i shënoje atij ishte një ndjesi e veçantë. Kisha një mundësisë në ndeshjen e sotme (djeshme), por Ernst nuk ma pasoi topin dhe më pas gjithçka u shua. Megjithatë kjo ishte thjesht një dëshirë, pasi një lojtar ka shumë më tepër gjëra për të bërë se sa të përmbushë një dëshirë personale. A jeni penduar që qëndruat te Karlsruhe dhe nuk u transferuat në një skuadër tjetër të Bundesligës, ku mund të kishit pasur më shumë hapësira?Akoma jo. Sigurisht që nuk është një gjë e këndshme të qëndrosh në stol kur je në formë të mirë, por duhet të sillemi si profesionistë. Vazhdoj të shpresoj se gjërat do të përmirësohen, megjithatë të shohim.Gjithsesi trajneri Ari Han ka vendosur t’ju grumbullojë në ndeshjen miqësore kundër Moldavisë më 26 mars...Më bëhet qejfi. Do të jetë një test i rëndësishëm për mua, por edhe për skuadrën Kombëtare. Do të përpiqem të jap më të mirën për të treguar se jam në formë të mirë dhe se mund të plotësoj kërkesat e trajnerit. j.h