Berisha: Rama nxitësi i provokimeve
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Po i them Edi Ramës këtu nga kjo sallë, lëri mesazhet e turpshme dhe letrat e hapura se unë kam 20 vjet në politikë”, - tha Berisha duke theksuar se gjithë provokacionin e deputetit Taulant Balla ia atribuon Edi Ramës
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar dje për herë të parë për sherrin me socialistin Taulant Balla të zhvilluar në seancën e së hënës. Sipas tij fajtori për gjithë këtë situatë është kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili ka nxitur deputetët e tij ta provokojnë. Berisha i ka bërë ndërkohë thirrje Ramës të ndalojë mesazhet e turpshme në adresë të tij. Duke fajësuar në këtë mënyrë kryesocialistin, Berisha i përcolli një mesazh Ramës nga salla e Parlamentit. “Lëri mesazhet e turpshme. Lëri letrat e hapura”, - tha ai. Një ditë më parë kreu i selisë rozë dënoi ashpër fjalorin e Berishës duke e quajtur atë si një turp të cilin shqiptarët duhet ta kujtojnë ditën e votimit. Madje Rama pohoi se qëndrimi i Berishës në seancë tregoi se orës së tij po i vjen fundi.
Qëndrimi
Kreu i Ekzekutivit nuk kurseu as dje akuzat për socialsitët duke i quajtur ata fëlliqësira. “Unë nuk shpërblej provokatorë, hiqeni nga mendja, provokatori përbën më të ndyrën e të gjitha specieve. Ai që merr përsipër të provokojë dhe e di që ka një rrethanë që nuk ka të bëjë, ai përbën një fëlliqësirë të vërtetë njerëzore”, - tha Berisha. Sipas tij provokacioni nuk shpërblehet kurrë. “Po i them Edi Ramës këtu nga kjo sallë, lëri mesazhet e turpshme dhe letrat e hapura se unë kam 20 vjet në politikë”, - tha Berisha duke theksuar se gjithë provokacionin e deputetit Taulant Balla ia atribuon Edi Ramës. Pro qëndrimit të Berishës dolën dhe deputetët demokratë Osman Metalla dhe Pal Dajçi. Metalla shprehu keqardhjen lidhur me atë çka ndodhi në seancën e kaluar plenare por ja vuri fajin për këtë opozitës. Sipas tij fjala e deputetit opozitar Taulan Balla nxiti situatën e pakëndshme në sallë. Ai bëri thirrje që opozita të mos e mbrojë zyrtarisht Ballën. Gjithashtu edhe Pal Dajçi, deputet i PD-së e quajti të turpshme seancën e herës së kaluar por si gjithë mazhoranca edhe ai vuri si përgjegjës opozitën. Dajçi tha se opozita nuk gjeti argumenta për të kundërshtuar projektin e buxhetit shtesë të ofruar nga qeveria në këto tre vite. “Deputetët duhet të diskutonin rreth shpërndarjes projektbuxhetit pranë elektoratit dhe zonave të tyre por u munduan të asgjësonin këtë projekt pa dhënë argumentat vetëm sepse ai erdhi në Parlament si rezultat i punës së mirë të Qeverisë si rezultat i reformave, si rezultat i luftës kundër korrupsionit. Opozita e kontestoi këtë projekt dhe është e drejta e saj por duhet të kundërshtojë me argumenta dhe jo të verë në shërbim të saj provokatorë që vijnë këtu dhe provokojnë”, - tha Dajçi. Ai theksoi se për gjithësecilin familja është një gjë e shenjtë dhe gjithësecili e mbron me formën e tij, me qëndrimin e tij, me moralin e tij. Është krejt e pamoralshme që dikush që ndoshta familjen nuk e sheh kështu, vjen dhe sulmon një njeri i cili e mbron familjen e tij ashtu siç di ai ta shohë. “Është krejt e pamoralshme që këtu të vijë të bëjë moral një që nuk di të bëj moral, të vijë të flasë hajduti kundër korrupsionit, ata që kanë depozituar para nëpër bankat jashtë shtetit”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008