Trafiku, 2 orë nga Skela tek tuneli Stresohen pushuesit në Vlorë, makinat ngecen në vend
Trafiku i rënduar në qytetin e Vlorës si dhe në zonën e plazhit u ka kushtuar pushuesve dje mbi dy orë në rrugë.
Kaosi në trafik ka nisur që rreth orës 09:00 të mëngjesit duke vijuar deri në orët e mesditës. Pushuesit e turistët ishim mjaft të irrituar nga situata e krijuar, ndërsa efektivët e rrugores e kanë pasur të pamundur të disiplinojnë trafikun. Drejtuesit e mjeteve u shprehën se kishin mbi dy orë që prisnin në rrugë për të kaluar nga zona e Ujit të Ftohtë.
Trafiku është rënduar së tepërmi në rrugën kryesore të qytetit dhe bregdetit, duke filluar nga fabrika e orizit më pas për të vazhduar në zonën e Skelës, Uji i Ftohtë dhe përfunduar në zonën e Radhimës. Automjetet mund të lëviznin jo më shumë se 5 metra para, pas rreth 15 minutash qëndrimi në vend. Kjo ka shkaktuar irritimin e qindra pushuesve, që vinin edhe nga rrethe të tjera të vendit për të kaluar fundjavën në bregdetin e Vlorës.
Drejtuesit e automjeteve dhe pushuesit fajësuan policinë rrugore, e cila sipas tyre nuk ka ndërhyrë në momentet e duhura për të disiplinuar qarkullimin në këtë zonë problematike. Por policia nga ana tjetër fajësoi mungesën e përgjegjësisë nga ana e shoferëve, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.
"Trafiku është shumë i rënduar nga ora 09:00 deri në orën 13:00 në rrugët kryesore të qytetit. Shkak për këtë është papërgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve, që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën", u shprehën efektivë të policisë rrugore. Një shkak tjetër për situatën e krijuar janë edhe rrugët e dëmtuara dhe moskryerja e rikonstruksionit nga ana e bashkisë të unazës nga Uji i Ftohtë deri tek ambulanca e qytetit. Kjo rrugë është shkatërruar totalisht dhe nuk funksionon. Vetëm një rrugë nuk mund ta përballojë fluksin shumë të madh të mjeteve në pikun e sezonit turistik, ku dihet që bregdeti ka më shumë se katërfishin e automjeteve krahasuar me sezonet e tjera. E njëjta situatë me trafikun përsëritet edhe në darkë. Nga ora 19:00 deri në 23:00 po në këtë aks rrugor, qarkullimi me automjete bëhet shumë i vështirë dhe stresues për drejtuesit e makinave, por edhe për qytetarët, turistët e pushuesit. Atyre iu duhen me orë të tëra për të mbërritur në destinacionet e tyre, plazhe, hotele apo shtëpi banimi.