PD: Rama do të shmangë zgjedhjet
Partia Demokratike akuzon kreun e opozitës, Edi Rama, se po përdor hapjen e fletëve të votimit si alibi për të larguar vëmendjen nga zgjedhjet lokale.
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi dje se kreu i Partisë Socialiste, njëherësh kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nuk përballet dot me qytetarët. Sipas tij, Rama po përdor fletët e votimit si alibi për të larguar vëmendjen nga debati real, në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrohen. Bumçi shtoi se Rama nuk ka qeverisur qytetarët e Tiranës. "Zoti Rama nuk ka çfarë t'i ofrojë më elektoratit për zgjedhjet lokale. Nuk ka asnjë ofertë politike. Më parë deklaroi se jam përtej së majtës e së djathtës. Për një politikë ndryshe nga ajo që është bërë këto 20 vjet. Pra, unë jam "mesia" që vij me një lajm të ri. Por nuk fitoi zgjedhjet. çfarë do t'u thotë qytetarëve të Tiranës, të cilët nuk i ka qeverisur për tri vjet?", - tha Bumçi. Ai shtoi se çështja e fletëve të votimit është e zgjidhur fare qartë në Kodin Zgjedhor. Sipas deputetit të PD-së, KQZ-ja duhet që në mbledhjen e parë të saj të zbatojë nenin përkatës për djegien e fletëve të votimit. "çështja e fletëve të votimit është një çështje e zgjidhur në Kodin Zgjedhor. Ai nen ekziston. është hartuar dhe votuar bashkërisht. Një institucion shtetëror si çdo institucion tjetër, duhet të zbatojë ligjin", tha Bumçi. Ai shtoi se ky nen duhej të ishte zbatuar fill pas shpalljes së rezultatit zyrtar të zgjedhjeve 1 vit më parë, por Bumçi tha se KQZ-ja nuk i dogji fletët e votimit për të mos krijuar acarime me politikën e ditës. Referuar negociatave me të fundit, deputeti i PD-së, njëherësh kreu i PD-së për Tiranën, Aldo Bumçi, tha se nuk ka dijeni nëse kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, dhe kreu parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, të kenë mbajtur kontaktet e takime. Gjithsesi, ai nuk përjashtoi mundësinë e vijimit të negociatave. Bumçi shtoi se nuk ka çfarë të shtohet më tej, pasi sipas tij, kuadri ligjor nuk lejon hapësira përtej atyre që kërkon opozita. "Unë nuk jam në dijeni nëse negociata po zhvillohen. Nuk e di nëse ka negociata të tjera. Edhe mund të ketë. Jam në dijeni të bisedave që ka kryer zoti Patozi dhe zoti Ruçi. Gjërat janë thënë. Propozimet janë të njëjta, pasi kuadri ligjor është i tillë", - shtoi deputeti i PD-së. Bumçi thotë se qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare janë të qarta mbi këtë çështje, kur shprehen se zgjidhja duhet të kalojë në kanale ligjore e kushtetuese. Për këtë, deputeti demokrat solli në vëmendje dhe deklaratën e ambasadorit të ri amerikan për Shqipërinë. Sipas tij, nisja e sesionit të ri parlamentar përkon me zhvillime të rëndësishme siç është vendimi për liberalizimin e vizave, njëkohësisht politika do të diskutojë buxhetin e ri 2011, si dhe do të përgatitet për zgjedhjet e reja lokale. Me fillimin e sezonit të ri parlamentar pritet që Presidenti të dekretojë datën për zgjedhjet lokale, bazuar në afatin kushtetues 9 muaj përpara përballjes elektorale. Për të treguar mungesën e vullnetit të opozitës për zgjidhje, Bumçi kujton se PS nuk konsumoi asnjë instrument ligjor, që do t'i hapte rrugë këtij procesi. Për deputetin demokrat, kjo s'është veçse strategjia e kryetarit të PS, Rama, për të shmangur vëmendjen nga zgjedhjet lokale të 2011, sikundër shmangu ballafaqimin e tij publik për probleme të Tiranës.