E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Asgjësimi i 80 mijë municioneve,brenda 2013”

Arben Imami

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka bërë me dije se asgjësimi i 80 mijë tonë municioneve të rrezikshme e jashtë standardeve, mbetet një sfidë që duhet përmbushur nga Forcat e Armatosura deri në vitin 2013. Të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes flasin gjatë 6-mujorit të parë të 2010 për asgjësimin e 8160 tonë armatimeve, nga 6540 ton të një viti më parë. Për këtë arsye, prioriteti i dikasterit të mbrojtjes për asgjësimin e 70 ton municioneve në ditë, ka shtruar përpara Forcave te Armatosura ngritjen e poligoneve shtesë. Sipas një projektligji të ri, që pritet të miratohet në shtator në Kuvend, do të ngrihen edhe 6 poligone të reja. Shqipëria trashëgoi nga sistemi komunist 90 mijë ton municione të tepërta, të cilat kanë qenë një kërcënim serioz për sigurinë e vendit dhe jetën e qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›