Aksident në Lushnjë, një vdes tre të tjerë plagosen rëndë
Elbasan,2 te vdekur ne aksident.
Trafiku i rënduar në qytetin e Vlorës si dhe në zonën e plazhit u ka kushtuar pushuesve dje mbi dy orë në rrugë.
LUSHNJE- Aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën Fier-Lushnjë. Një person gjeti vdekjen dhe tre të tjerë u plagosën rëndë, teksa mjeti tip "Benz" me targë DR 9972 C u përplas me bordurat e çelikta pranë rotondos së hyrjes jugore të qytetit të Lushnjës. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe ka rezultuar fatale për shtetasin Xh.D., 54 vjeç nga Shijaku, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Në këtë aksident mbetën të plagosur edhe M.D., 20 vjeç nga Tirana, F.B. i cili ishte dhe drejtues i automjetit si dhe shtetasi me inicialet E. D. Mësohet se për shkak të gjendjes së rëndë, 20-vjeçari është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e qytetit të Lushnjës. Sipas mjekëve të këtij spitali, pasi iu është dhënë ndihma mjekësore, ata e kanë kaluar rrezikun për jetën. Policia e Lushnjës mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për aksidentin me pasojë tragjike. Burime nga policia bënë të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë pasur si shkak përgjumjen e drejtuesit të automjetit, i cili mësohet se vinte nga Kakavija. Ai kishte shkuar për të marrë në pikën kufitare disa të afërm të tij që vinin nga Greqia. Ndërkohë vetëm pak orë pas kësaj ngjarjeje, rreth orës 06:30 po në autostradën Fier-Lushnjë në afërsi të fshatit Bishqethem, një automjet me targa greke ka dalë nga rruga. Por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja për shëndetin e personave që udhëtonin në të. Dy bashkëshortë dhe tre fëmijët e tyre të mitur kanë shpëtuar për mrekulli, megjithëse automjeti është dëmtuar tepër rëndë dhe ka përfunduar në kanalin kullues. Specialistë të qarkullimit rrugor mbërritën menjëherë në vendin ku kishte rënë automjeti dhe nisën hetimin për shkaqet e aksidentit. m.r