E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i 109 kg hashash, pranga në Tiranë e Prizren



TIRANE - Një operacion i Antidrogës, i nisur në nëntor të vitit të kaluar, me sekuestrimin e rreth 109 kg bime narkotike, përfundoi dje me tre persona të arrestuar. Vitin e kaluar gjatë këtij aksioni, policia arriti që sekuestronte bimën narkotike në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa kapja e autorëve u bë e mundur vetëm 6 muaj më vonë, ditën e djeshme. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë thanë se pasditen e djeshme ekzekutuan 3 urdhër-arreste, një në Tiranë dhe dy në Kosovë, për personat e akuzuar për trafikimin e bimës në narkotike. Mësohet se personi i arrestuar në Tiranë, pas urdhërit të Prokurorisë për Krime të Rënda, quhet Gëzim Gjika, ndërsa emrat e dy kosovarëve që u arrestuan jashtë kufijve të Shqipërisë, nuk janë bërë ende publik nga policia. Oficerëve të policisë u janë nevojitur disa muaj hetime për të zbuluar dhe identifikuar "pronarët" e drogës, që u braktisën në autostradë gjatë operacionit të Antidrogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›