Atentati per bombe, rrefehet i plagosuri
Tirane - Procesi gjyqesor ndaj te akuzuarit per vrasje me dashje te mbetur ne tentative dhe plagosje te rende, ka vazhduar ne degjimin e kater deshmitareve. I demtuari nga shperthimi i bombes se hedhur nga i pandehuri Solli Liko, i arrestuar, ka qene edhe njeriu qe dje ka rrefyer tmerrin qe perjetoi ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Soktar Ll., nepermjet deshmise se tij, u ka treguar togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Gurali Brahimllari, se pikerisht i pandehuri ka qene njeriu qe qendronte jashte deres se shtepise se tij pas shperthimit te bombes, ne te cilen mbeti edhe i plagosur. Ngjarja ka ndodhur ne korrik te vitit 2006, ne fshatin Rrukaj te Lushnjes. "Pas shperthimit, u mbeshteta te dera dhe dallova te pandehurin Liko, qe qendronte jashte portes, ndersa me pas eshte larguar", rrefeu i demtuari. Shkak i ngjarjes eshte bere konflikti per token mes dy familjeve. Sipas deshmitarit, vellai i Likos ka rrahur djalin e tij, te cilit i ka thyer krahun, me pas ky i fundit kishte perfunduar si i pandehur ne gjykate, por ceshtja ishte amnistuar. Ne seancen e djeshme gjyqesore kane deshmuar edhe 4 persona te thirrur nga ana e organit te akuzes.
R.C