E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trafiku i armëve, hetim dypalësh gjithë grupeve shqiptaro-malazeze

26/05/2005  Policia e Malit të Zi në bashkëpunim me atë shqiptare dhe prokuroritë e dy vendeve kanë filluar një hetim të gjerë rreth gjithë trafikut të armëve dhe lëndëve plasëse. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se ka filluar hetimi për zbulimin e të gjithga grupeve malazeze-shqiptare që zotërojnë këtë trafik. Kështu, nga po këto burime, mësohet se dy të arrestuarit malazez disa ditë më parë, nuk kanë qenë anëtarë të bandës që trafikuan raketat “Strela 2-M”, por të një grupi tjetër trafikantësh. Atyre u janë gjetur të tjera armë të cilat janë sekuëestruara në cilësinë e provës materiale, pohojnë burimet. ndërkaq, policia e Malit të Zi, po investigon në zbulimin e personave të tjerë, pjesë e grupeve të nryshme kriminale që trafikojnë armë e municione. Ndërsa policia shqiptare po heton për bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë theksojnë burimet. Disa javë më parë, policia e Malit të Zi arrestoi tre persona të akuzuar për sigurimin dhe shitjen e tre raketave “Strela 2-M”. Dragan Radoviç 30 vjeç nga Nikshici i Malit të Zi, dyshohet se në bashkëpunim me bashkëqytetarët e tij, Zoran Paviçeviç 48 vjeç dhe Branko Sariç 58 vjeç, kanë siguruar dhe u shitur tre raketat, katër shkodranëve të arrestuar në Vorë, në fund të vitit të kalar. Policia e Tiranës, arrestoi atëherë në katër pjesëtarë të këtij rrjeti; Ilmi Isufin, Sokol Mujajn, Armir Troshanin dhe Mentor Canin, të gjithë banues në rrethin e Shkodrës. Ata u kapën në flagrancë duke udhëtuar në aksin rrugor Rinas-Vorë me një furgon në të cilin ndodheshin raketat dhe një autoveturë tjetër që drejtohej prej tyre. E.H.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›