“Diplomatët” dyshime për gjoba prej vitesh në Tiranë të Re

26/05/2005 Mendohet se të arrestuarit mund të kenë vënë gjoba të tjera edhe para 6 muajve. Priten denoncime të reja
Policia e Tiranës ka ngritur dyshimet se katër të arrestuarit paraditen e hënë për vënien e gjobave ndaj pronarëve të dyqaneve në Tiranë të Re, mund ta kenë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal edhe para gjashtë muajve. Kjo, pasi dyshohet se nuk janë dëmtuar vetëm nëntë pronarët e dyqaneve e farmacive pranë hotel “Diplomatit” dhe në kryqëzimin e Unazës së Re. Nëntë denoncuesit pretendonin se gjobitja ndaj tyre kishte filluar gjashtë muaj me radhë. Por, policia në bazë të infomormacioneve të marra në rrugë operative ka hedhur dyshimet se vëllezërit Ismailati dhe dy të punësuarit e tyre, mund të kenë vendosur gjoba kundrejt kërcënimeve edhe vite më parë, thuajse nw tw gjithw bizneset e Tiranws sw Re. Por, edne nuk ka mbërritur ndonjë denoncim nga pronarë të tjerë lokalesh dhe për këtë arsye nuk mund të fillohen proçedime të tjera penale.
Dyshimi
Në ngarkim të katër të arrestuarve, Andi dhe Altin Ismailati dhe dy rojeve Jani Tafa e Doris Hoxha, kanë mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nëntë kallëzime nga pronarë lokalesh. Denoncuesit pretendojnë se u janë marrë gjoba për gjashtë muaj me radhë nga dy vëllezërit Ismailati. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se sot pritet që ndaj tyre të merret masa e sigurisë. Por, policia ka arritur të sigurojë të tjera informacione operative rreth aktivitetit të Andi Ismailatit, shofer pranë Ministrisë së Jashtme dhe vëllait të tij, Altinit, shofer pranë Ministrisë së Financave, thonë burimet e policisë. Ato theksojnë se dyshohet që dy vëllezërit Ismailati të kenë vendosur gjoba ndaj pronarëve të dyqaneve në këtë zonë, edhe para gjashtë muajve. Por shtojnë, se deri tanimë nuk ka mbërritur ndonjë denoncim i ri.
Gjobat
Hetimet treditore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë nxjerrë në dritë gjithë funksionimin e vënies së gjobave nga ana e Andi dhe Altin Ismailatit. Burimet pohojnë se dhuna dhe vjelja e gjobave ndaj nëntë pronarëve të dyqaneve në Tiranë të Re ka vazhduar për gjashtë muaj me radhë. Gjatë kësaj kohe, nën kërcënime nga më të ndryshmet, ata u kanë kërkuar pronarëve për çdo muaj që të paguanin gjoba që arrinin shifrën e 200 mijë lekëve të vjetra. Nga hetimet rezulton se, si ndërmjetësa për vjeljen e gjobave kanë qenë dy rojet e parkingut, Jani Tafa dhe Doris Hoxha. Këta i kërcënonin pronarët e dyqaneve nën emrat e vëllezërve Ismailati. Ndërkaq, vetë dy vëllezërit dilnin në këto lokale dhe i kanosnin pronarët, thonë burimet. Madje, sipas dëshmisë së të dëmtuarve të dhënë para hetuesve, dy vëllezërit Ismailati kanë përdorur si kërcënim edhe pozicionin e detyrës që ushtronin pranë Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Financave, duke u thënë se mund t’u mbyllnin edhe aktivitetin. Ndërsa një ditë para denoncimit, dy pronarët e farmacive janë rrahur rëndë nga vëllezërit Ismailati, dy rojet Tafa, Hoxha dhe një shok tjetër i tyre, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak se ka rezultuar i paimplikuar në gjobëvëniet dhe është liruar. Burimet përfundojnë se vëllezërit Ismailati u kishin kërkuar paratë nëntë pronarëve duke u thënë se rojet e parkingut të tyre, ruanin edhe lokalet e tyre.
Andi dhe Altin Ismailati, shofera në Ministrinë e Jashtme dhe të Financave
Prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton këtë çështje, ka siguruar informacionin dhe dokumentacionin e duhur për të gjithë aktivitetin e katër të arrestuarve për gjobëvënie me anë të kërcënimeve, të kryer në mënyrë të përsëritur. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, sqaruan se Andi Ismailati shërben me detyrë pranë Ministrisë së Jashtme si shofer. Ndërsa vëllai i tij, Altin Ismailati, ushtron të njëjtën detyrë, si shofer, pranë Ministrisë së Financave. Sipas burimeve, edhe në momentin e arrestimit ata kanë qenë në marrëdhënie pune pranë këtyre dy ministrive. Ndërkaq, gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës dy pasaporta shërbimi, me anë të të cilave mund të udhëtonin në të gjitha vendet e Evropës Lindore, pas pasur nevojën e marrjes së vizës. Por, edhe babai i dy vëllezërve Ismailati, Iliri, punon si shofer në Konsullatën Shqiptare në Janinë. Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë Jani Tafa dhe Doris Hoxha, kanë qenë të punësuar si roje në parkingun në pronësi të vëllezërve Ismailati.
Gjobëvënësit: “Paratë na takonin, denoncuesve u ruanim lokalet”
Katër të ndaluarit, dy ditë më parë, nën akuzën e gjobëvënies në bashkëpunim në mënyrë të përsëritur, nuk e kanë mohuar atë që kanë kryer. Madje, ata kanë pretenduar para hetuesve se ato para u takonin dhe se pronarët, të cilëve ua kishin marrë nën kërcënime, duhet t’i jepnin vetë. Burimet e Prokurorisë pohojnë se, dy vëllezërit Ismailati kanë pretenduar që ato para u takonin. Kjo për shkak se dy rojet e parkingut, njëkohësisht ruanin edhe lokalet në fjalë. Ata u kanë argumentuar hetuesve se për shkak të rojeve që ata paguanin për parkingun, nuk kishin pasur probleme edhe dyqanet e pronarëve denoncues. Kjo, pasi hajdutët u druheshin rojeve të parkingut dhe për këtë gjë, pronarët e këtyre dyqaneve u detyroheshin që të jepnin pagën mujore të një roje. Por denoncuesit nga ana e tyre kanë shpjeguar se nuk u kishin kërkuar asnjëherë dy vëllezërve Ismailati që të ruanin dyqanet e tyre. Madje, ata kanë theksuar se edhe kur në parking nuk kishte pasur roje, nuk kishin pasur ndonjëherë probleme me hajdutët, pasi dyqanet i kishin të siguruara. Ndërkaq, ata kanë sqaruar se vëllezërit Ismailati i kërcënonin vazhdimisht, duke u treguar edhe pozicionin e detyrës që kryenin, si shoferë pranë Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Financave. Ndërsa dy rojet e prakingut shkonin më shpesh që t’i kërcënonin, duke u thënë se nëse nuk jepnin lekë do ta kishin punën keq me vëllezërit Ismailati.