E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastisin kazinone, te dyshuar 2 adoleshente

Gjirokaster- Nuk ka zgjatur shume "lumturia" e grabitjes se nje kazinoje ne qytetin e Tepelenes per dy adoleshente te dyshuar si autore. Ndersa kishin thyer valuten e perfituar nga bastisja e arkes, agjentet kishin bere arrestimin e tyre rreth ores 23:00 te se henes. Aksioni eshte zhvilluar nga Seksioni i Krimeve Kunder Prones, kurse burime zyrtare thane se te ndaluarit jane 18 vjecari Admir Veizi dhe bashkemoshatari i tij, Endri Xheza, banues ne qytetin e Tepelenes. Te dy te rinjte, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, dyshohet se kane vjedhur me thyerje lokalin e lojerave te fatit ne qender te Tepelenes, prone e T. Cela. "Pasi kane thyer me gure xhamin e vitrines se kazinose, te dy grabitesit jane futur ne mjediset e brendshme te saj duke marre ne sirtaret dhe kasat e arkes ku mbaheshin te ardhurat monetare nje shume prej 10.500 lekesh dhe 370 Euro", shpjegon ngjarjen e ndodhur zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Por pas disa oresh, ne baze te provave materiale te mbledhura dhe informacioneve te marra ne rruge operative nga ana e specialisteve te Krimeve Kunder Prones, ne bashkepunim edhe me Komisariatin e Policise Tepelene, eshte bere e mundur identifikimi dhe ndalimi i dy te rinjve te dyshuar si autore. Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale edhe shumen prej 67100 leke si dhe 60 euro, ende te pathyera.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›