Merr pensionin, vdes ne humnere
Librazhd- Nje i moshuar ka vdekur duke rene ne gremine aksidentalisht, ndersa ka udhetuar nga Tirana per ne Librazhd me qellim terheqjen e pensionit mujor. Rreth ores 08:30, ne fshatin Ballqin te komunes Orenje ne Librazhd, nga banoret u gjet i vdekur H. B., 73 vjec, me banim ne Paskuqan te Tiranes. I moshuari sipas policise se Elbasanit, ishte deklaruar i humbur nga familjaret ne daten 12 tetor 2008 dhe ishte shpallur ne kerkim. Kufoma eshte diktuar nga kalimtare te rastesishem qe kane njoftuar me pas policine. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka pershkruar dhe itinerarin e vdekjes se te ndjerit. Sipas grupit hetimor, 73 vjecari ka qene ne komunen Orenje, ku ka marre pensionin e tij. Me pas eshte nisur ne kembe per te shkuar ne fshatin Ballqin, e cila eshte vendlindja e tij. Por gjate rruges ka rreshqitur duke rene 12 metra poshte ne humnere. Si pasoje e rreshqitjes ka humbur edhe jeten. Sipas eksperteve mjeko-ligjore, shkak i vdekjes se H. B., ka qene goditja nga infarkti i miokardit, qe ka pesuar ne momentin e shembjes pertoke.
F.S
F.S