E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk i dha leke, kercenon babain

Fier- Djali kercenon babane per vdekje pse nuk i jep leke per te dale me shoket. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur i moshuari Blerim Pjeruci, ka denoncuar ne komisariatin e Fierit te birin, Leridonin 38 vjecar, se e kishte kanosur. Shkak eshte bere nje debat mes tyre dhe refuzimi per t'i dhene para. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te policise vendore qe thane se moren nen hetim 38 vjecarin me banim ne lagjen "Sheq i Madh", ne periferi te qytetit te Fierit. Gjate deshmise se dhene, i moshuari ka shpjeguar se nuk mund t'i jepte cdo dite djalit leke pasi nuk kishte mundesi, por ky i fundit e ka kercenuar. "Me tha se nese e perserisja kete veprim here tjeter, do te me vriste", ka shpjeguar Blerimi gjate denoncimit te depozituar ne komisariat. Policia fillimisht ka marre kallezimin e babait dhe me pas beri shoqerimin per ne ambientet e paraburgimit te 38 vjecarit. Burime zyrtare thane se pas disa oresh shoqerimi i dyshuari eshte lene te hetohet ne gjendje te lire per vepren penale te "kanosjes per shkak te cilesive te vecanta". Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari ka mohuar akuzen e ngritur ndaj tij, duke u shprehur se nuk e kishte kercenuar te atin per asnje moment dhe se ngjarja ishte sajuar nga i moshuari. Policia ka marre ne pyetje edhe pjesetare te tjere te familjes, qe kane treguar per konfliktet mes babait e te birit, per shkak te parave. Ceshtja i ka kaluar per hetim te metejshem Prokurorise se Fierit.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›