Trafiku i organeve BE hetim akuzave te Dick Marty

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë në raportin e Dick Marty do të hetohen nga Bashkimi Evropian. Njëzet e shtatë shtete anëtare të BE-së, pjesë e të cilit synon të jetë Kosova, kanë vendosur që të ngrihet një Task Forcë speciale me bazë në Bruksel, e cila do të merret me hetimet e akuzave që ish-senatori zviceran në raportin e tij për Këshillin e Evropës, ku ndër të tjera akuzon kryeministrin Hashim Thaçi dhe krerë tjerë të UÇK-së për trajtim çnjerëzor, trafikim organesh dhe krim të organizuar.
Krijimin e Task Forcës e kanë konfirmuar për “Koha Ditore” burime diplomatike, por edhe zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Catherine Ashton, Maja Kocijancic. Sipas saj, ky vendim i BE-së dëshmon trajtimin serioz të Bashkimit Evropian për akuzat e Martyt dhe nevojën që në Ballkanin perëndimor të luftohet krimi i organizuar.
Burime diplomatike kanë shpjeguar se Task Forca që do të kryejë hetimet do të jetë një ekip me dhjetë persona. Në përbërje do të ketë një prokuror dhe një hetues e anëtarët nuk do tëtjenë pjesë e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
Krijimi i Task Forcës nga Bashkimi Evropian vlerësohet si kompromis mes kërkesave të Serbisë dhe vetë senatorit e raportues i Këshillit të Evropës që akuzat e bëra të hetohen nga një trup i OKB-së, dhe qëndrimeve të shteteve përkrahëse të Kosovës, që akuzat të hetohen vetëm nga misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
Azhornuar së fundi ( e premte , 10 qershor 2011 )