E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani “Abramoviç”, 110 milionë euro



Çelsi parashikon të kompletojë nënshkrimin me Andrea Pirlon këtë javë dhe dëshiron të intensifikojë përpjekjet për të joshur drejt “Stamford Brixhit”, Frenk Riberinë dhe Serxhio Agueron. “Treshja” mund të t’i kushtojë Roman Abramoviçit pjesën më të madhe të 110 milionë eurove të shpenzimeve të vendosura mënjanë, por pronari i Çelsit është i vendosur të provojë se atij nuk i ka humbur oreksi për të konkurruar në tregun e transferimeve, pavarësisht startit të ngadaltë në merkaton e kësaj vere.

FANTAZISTI PIRLO
Kur Xhon Terri ra dakord ta lidhte të ardhmen e tij me klubin javën e kaluar, ai citoi garancinë e Abramoviçit për të ndërtuar një skuadër me emra yjesh si arsye kryesore. Qysh atëherë, Çelsi eci në gjurmët e 30-vjeçarit Pirlo dhe është përfshirë në luftën kundër Mançester Sitit për të siguruar shërbimet e Agueros dhe Riberisë, në një duel parasezonal, që mund të jetë një provë thelbësore për garën për titull në sezonin e ardshëm të Superligës. Mesfushori i talentuar, Andrea Pirlo, duket se është shumë afër klubit nga Londra perëndimore, me trajnerin e ri Karlo Ançeloti, që synon ta hedhë në fushë si një fantazist në mesfushën në formë diamanti, me qëllim që të diktojë edhe ritmin e lojës së ekipit të tij. Zëvendëspresidenti Adriano Galiani dhe trajneri i ri Leonardo vazhdimisht kanë deklaruar se Pirlo nuk është për shitje, por ata janë të vetëdijshëm se ai mezi pret të ndjekë mentorin e tij në “Stamford Brixh” dhe Milani privatisht ka pranuar se duhet të ripërtëritë skuadrën e tij të moshuar me qëllim që të konkurrojë me Interin. Milani hodhi poshtë ofertën fillestare të Çelsit për Pirlon, por një ofertë e përmirësuar në reth 13 milionë euro, plus sulmuesit Klaudio Pizarro, mund t’i bindë atë për të bërë biznesin, mjaftueshëm në kohë që mesfushori italian të bëjë debutimin e tij kundër Mançester Junaitid në “Community Shield”.

AGUERRO
Përplasja e së dielës ën “Uembli” do të jetë paralajmërimi i një tjetri dueli të muajit gusht midis Ançelotit dhe Sër Aleks Fergusoni, pasi Mançester Junaitid është gjithashtu i lidhur me interesimin për të nënshkruar me Augeron e Atletikos së Madridit, i vlerësuar prej tyre në rreth 50 milionë euro. Argjentinasi kërkoi një pagesë prej rreth 220 mijë eurosh në javë, në kohën kur kishte një interes fillestar nga Çelsi e Junaitid në fillimin e merkatos, por atij i duhet të ulë kërkesat e tij financiare, nëse dëshiron që të sigurojë një transferim në Premier Ligë.

RIBERI
Mesfushori Riberi është një tjetër objektiv i “Bluve” dhe francezi e ka thënë më shumë se një herë se dëshiron të largohet nga Bajerni i Munihut. Ançeloti ka identifikuar nevojën për më shumë energji në sulmin e Çelsit, dhe kjo është arsyeja që ai po nxit Abramoviçin të nënshkruajë me Agueron dhe Riberinë, në një transferim që mund të thyejë transferimin rekord të Mançester Sitit prej 34 milionë sterlinash (rreth 37.5 milionë euro) të shpenzuara për blerjen e Robinjos. Reali i Madridit, zgjedhja e parë e destinacionit të Riberisë, e ka ftohur interesimin e tij qysh kur blenë Kakanë dhe Kristiano Ronaldon dhe Abramoviçi, i cili është duke ndjekur me vëmendje 26-vjeçarin e talentuar, është i përgatitur të bëjë një ofertë që të kalojë kufirin e 40 milionë sterlinave për të shtuar Riberinë te Çelsi i tij. Bajerni këmbëngul se Riberi duhet të respektojë kontratën e tij me skuadrën gjermane, por ky pozicion duket se është shprehje më shumë e një testimi për të parë sesa milionë do të jepen për të, kur ditët drejt mbylljes së afatit të merkatos po shkojnë drejt fundit, me tregun që mbyllet në fund të muajit.

Reagimet

Milani po qëndron syhapur në lidhje me reagimet e mundshme të mbështetsve të tij pasi “trioja popullore” e përbërë nga Ançeloti, Paolo Maldini dhe Kaka, të gjithë u larguan nga “San Siro” këtë verë

SKEDA
Andrea Pirlo
Vendlindja: Flero, Itali
Mosha: 30
Klubet: Breshia, Inter, Rexhina (huazim), Breshia (huazim), Milani
Trofetë (të gjitha me Milanin): 2 Liga të Kampioneve, 1 titull të Serisë A, 1 Kupë të Italisë, 2 Superkupa të Europës, 1 Superkupë të Italsië, 1 Kupë të Kampionatit Botëror të Klubeve
Me Kombëtaren italiane: 59 ndeshje, 8 gola
Trofe ndërkombëtarë: Kupa e Botës 2006, Kampion i Europës për U-21, medalje e bronzit në Olimpiadën 1996.

4 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›