E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, lirohet shqiptari i arrestuar për mashtrim

 

Drejtësia amerikane ka lënë të lirë në këmbim të garancisë pasurore 100 mijë USD shqiptaro-amerikanin George Hajati, i akuzuar për mashtrim në rreth dy milionë USD. Lajmin për lirimin e tij e bën të ditur avokati shqiptar Eridian Salianji, sipas të cilit klientit të tij iu pranua e njëjta kërkesë që u refuzua nga Gjykata e Tiranës disa muaj më parë. Hajati u prangos në doganën e Muriqanit më datë 17 mars të këtij viti, teksa po hynte në Shqipëri, ndërkohë që drejtësia amerikane kishte lëshuar urdhëarrestin në mungesë për të, nën akuzën e mashtrimit të përsëritur me shuma të mëdha. Pas kësaj në mesin e muajit korrik ai u ekstradua në SHBA, ku dhe u lirua mesditën e së premtes.                                           f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›