Trafiku i pistoletave me vlerë 170-200 mijë euro
Armët do të shkonin në Athinë
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar hetimin për trafikun e pistoletave në Shqipëri, të cilat iu kapën dy ditë më parë një malazezi në Shkodër. Sipas grupit hetimor, trafiku kishte disa muaj që realizohej dhe vlera e përgjithshme e këtij grupi ishte rreth 170-200 mijë euro. Pistoletat vinin nga Mali i Zi dhe kishin si destinacion tregun e zi në Greqi. Prokuroria ka marrë në pyetje edhe të arrestuarin, Nazim Ljikoviç, i cili ka deklaruar se ka marrë 2100 euro për këtë rrugë. Por nga verifikimi ka rezultuar se shpërblimi që kishte marrë, pra eurot, ishin false. Ljikoviç është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Mysafiri”, nga oficerët e krimit të organizuar dhe Policia e Shkodrës. Malazezi 32-vjeçar është ndaluar në Shkodër me 10 pistoleta të tipit “Ekol-Special 99”.
#