Trafiku, masa për qarkullimin normal
FIER - Policia e Qarkullimit Rrugor në Fier hartoi një plan masash për normalizimin e trafikut të mjeteve në qytet. Kreu i sektorit të qarkullimit në Drejtorinë e Policisë së Fierit, Pëllumb Këçuku, deklaroi se do të kryhet patrullimi 24 orë, sidomos për festën e Shën Valentinit kur pritej që numri i madh i mjeteve të rëndonte trafikun. Sipas tij, sektori i Policisë Rrrugore disponon të gjitha mjetet, efektivat dhe predispozicionin e duhur për përballimin e situatës së ngarkuar të trafikut. “Kemi marrë masa konkrete për të përballuar jo vetëm këtë ditë-natë feste, por edhe në ditët e zakonshme. Fakti që Fieri ka një rreze të ngushtë veprimi karshi automjeteve të shumta që kanë hyrë në qytet na bën më të vëmendshëm për kontrollin dhe mbajtjen e situatës në parametra normalë”, tha kreu i qarkullimit. m.r