E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bipartizani dështon për fletët e votimit dhe komisionet

28/10/2004  Komisioni Bipartizan për reformën elektorale ka debatuar dje mbi përbërjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Komisioneve Zgjedhore Zonale. Anëtarët e opozitës mbështetën idenë e ekspertëve të OSBE, ku anëtarët e KZZ-ve dhe KQV-ve, për rastet si i koaliconit të BF-së, ku nuk dihet renditja e partive, duhet të propozohen në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2003. Por socialistët, e kryesuar nga Elmaz Sherifi, janë shprehur se për zgjedhjet parlamentare nuk mund të ketë renditje të partive sipas votimeve për pushtetin vendor. Kundërshtimet mes socialistëve dhe Gjanës sollën dështimin e tretë të Bipartizanit mbi këtë pikë. Gjithashtu Komisioni nuk ka arritur të gjejë konsensusin as për mënyrën e vlerësimit se cila fletë votimi do të cilësohet e pavlefshme nga komisionet. Anëtarët gjetën konsensus vetëm në disa nga nenet e paraqitura nga OSBE-ja siç ishte ajo e konflikteve të interesave për anëtarët e komisioneve në nivelet e dyta dhe të treta si dhe ajo e vëzhguesve. Sipas këtij vendimi, çdo kandidat ka të drejtën e një vëzhguesi, kurse organizatat ndërkombëtare kanë të drejtën e dy vëzhguesve. Në vendimin e marrë kandidatët nuk do të kenë të drejtë që në komisionet e votimit të paraqesin si anëtarë familjarët e tyre. Gjithsesi, është lënë për t`u diskutuar mundësia që vjehrri, dhëndri apo nusja të jenë anëtarë të komisioneve. Deputetët kanë shprehur shqetësimin se koha në dispozicion është e pakët dhe duhet të përshpejtojnë diskutimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›