E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi,Zaim Tafa nuk merr njoftim

 

TIRANE – Mos njoftimi i biznesmenit Zaim Tafa, i pandehur në dosjen “Kështjella” tek Krimet e Rënda, për datën e nisjes së gjyqit, shkaktoi dje dështimin e seancës së parë në ngarkim të  pandehurve të dosjes. Gjykata për Krimet e Rënda kishte caktuar dje zhvillimin e seancës së parë në ngarkim të tre gjermanëve Daniel Englert dhe Franc e Rexhina Kiascek, si edhe dy shqiptarëve Zaim Tafa dhe Albert Pëllumbi. Të pandehurit e kësaj dosjeje akuzohen për trafikimin e 40 kilogramë heroine, e cila u bllokua nga policia në 2 maj 2009 në automjetin e bashkëshortëve gjermanë. Në seancën e djeshme katër të pandehurit e arrestuar ishin të pranishëm, ndërsa mungonte i pandehuri Zaim Tafa i cili është liruar nga qelia në muajin korrik. Gjykata relatoi dje se nga ana e policisë së Fierit nuk kishte ardhur asnjë përgjigje në lidhje me njoftimin apo jo të biznesmenit Tafa. Avokati i tij, ndonëse ishte prezent në sallë pohoi se kishte marrë dijeni vetëm nëpërmjet telefonit dhe jo në rrugë zyrtare. Në përfundim gjykata vendosi shtyrjen e seancës për njoftimin e Tafës, si edhe për ardhjen e mbrojtësit ligjor të të pandehurit Pëllumbi.             ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›