Trafikuan 26-vjeçaren, atë e bir kërkojnë ulje dënimi
TIRANE – Vetëm pak kohë pasi Apeli i Krimeve të Rënda vendosi për ta një total prej 31 vjetësh burg, babë e bir kërkojnë ulje dënimi. Astrit dhe Nelgert Para kanë depozituar pak ditë më parë në Gjykatën e kryeqytetit, kërkesa për uljen e kohës së qëndrimit në qeli. Pas depozitimit, ato do të shqyrtohen nga gjyqtarët Martin Deda dhe Artan Broci, ndërsa seancat e para janë caktuar pas pushimeve vjetore të Gjykatës. Babë e bir janë dënuar nga gjykata për veprën penale të “trafikimit të qenieve njerëzore”. Sipas organit të akuzës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë trafikuar një vajzë nga Gjirokastra drejt Greqisë, e më pas në Norvegji ku pretendohet ta kenë shfrytëzuar për prostitucion. Gjatë seancave gjyqësore dy të pandehurit nuk pranuan që femra të ishte shfrytëzuar prej tyre ndërsa vetë e lënduar pohoi se ishte shfrytëzuar për rreth një vit e gjysmë dhe të gjitha të ardhurat shkonin për llogari të Patajve. Gjatë gjykimin në Shkallën e Parë dhe në Apelin e Gjykatës për Krimet e Rënda togat e zeza i deklaruan babë e bir fajtorë për trafikimin dhe dhanë për ta vendime me 16 vjet burg për Nelget Patën e 15 vjet burg për Astrit Patën. a.b