E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikuan armë,dënohet kosovari me 3 shqiptarë

 

TIRANE - Një shqiptar nga Kosova dhe tre banorë të Burrelit u dënuan dje me një total prej 22 vjet e 4 muaj heqje lirie, pasi janë shpallur fajtorë për akuzën e trafikut të armëve. Vendimi është marrë nga togat e zeza të Gjykatës për Krimet e Rënda. Pas një shqyrtimi gjyqësor të zhvilluar me kohë të shkurtuar, gjyqtari Bardhyl Dhamo, i cili ishte kryesues në këtë gjykim, lexoi dje diapozitivin e vendimit kundrejt të pandehurve Ali Peci, Naim e Behar Dungu dhe Shaban Sulmeta. Në vendimin e saj Gjykata dënoi përfundimisht Ali Pecin me 7 vjet e 4 muaj heqje lirie, për akuzën e "trafikut të armëve në bashkëpunim" dhe Naim e Behar Dungun me nga 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për të njëjtën akuzë. Ndërsa për Shaban Sulmetën, gjykata vendosi 1.4 vjet heqje lirie për akuzën e "prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake". Të pandehurit e kësaj çështjeje u arrestuan nga policia në prill të vitit 2008. Hetimi që i çoi në pranga ata kishte nisur për një linjë të trafikut të klandestinëve. Më vonë, gjatë përgjimeve telefonike të së pandehurve, ishte kuptuar se bëhej fjalë për trafik armësh. Gjatë prangosjes së tyre, policia u bllokoi 6320 fishekë të kalibrit 7.62 mm të modeleve '54 dhe '56.                      ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›