E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Greqi, vdesin në aksident 6 shqiptarë

Një familje e tërë dhe dy qytetarë nga Fieri kanë humbur jetën pas përplasjes së makinës me një maune
TIRANË- Nisen drejt një jetë më të mirë, por gjejnë vdekjen në mënyrën më tragjike. Një familje shqiptare dhe dy qytetarë nga Fierikanë humbur jetën drejt udhëtimit të tyre në tokën helene.Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor të autostradës Patra –Athinë, dy familjet shqiptare janë shuar, duke lënë pas dhimbje të madhe për të afërmit. Cen Bulica, së bashku me bashkëshorten, Violetëndhe dy fëmijët etij, së bashku me Albert Zhivanin e Elvira Koromanin kanë gjetur vdekjen në orët e para të ditës së martë.
Aksidenti
Kushtet e vështira atmosferike apo edhe një gabim i drejtuesit të automjetit kanë rezultuar fatale jo vetëm për drejtuesin e mjetit, Albert Zhivani, por edhe për familjen Bulica.Të paktën kështu rezulton nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje, në aksin rrugor të autostradës Patra-Athinë.Rreth orës 03 e 20 minuta të ditës së martë, automjeti me targa FR 9185 C, brenda së cilit ndodheshinfamiljarët Bulica dhe dy fierakëka dalë nga rruga, duke u përplasur me një kamion. Përplasja ka rezultuar fatale duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme të gjithë personave që ndodheshin në makinë. Megjithëse në vendngjarje ka mbërritur ekipi i urgjencës, ndërhyrja emjekëve nuk ka mundur të shpëtojë nga vdekja asnjë prej personave që ndodheshin në automjet. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe përfaqësues të Ambasadës Shqiptare në Athinë si dhe efektiva të policisë së tokës helene, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e ndodhur. Të martën në mëngjes, Cen Bulica së bashku me familjen e tij është nisur nga Tirana për t'u bashkuar me mikun e tij fierak, Albert Zhivani e për të vazhduar së bashku udhëtimin drejt Greqisë. Dy miqtë kanë nisur menjëherë udhëtimin, sapo janë takuar në qytetin e Fierit. Deri në aksin e vdekjes, udhëtimi ka qenë i mbarë, megjithë kushtet e vështira atmosferike.
Tragjedia
Rreth orës 01.00të ditës së martë, Cen Bulica ka folur me të afërmit e tij, duke i njoftuar se kishte kaluar Kapshticën dhe po vazhdonte udhëtimin drejt Athinës. Ky ka qenë dhe kontakti i fundit i viktimave, pak kohë para aksidentit fatal.Sipas burimeve të policisë, trupat e pajetë të shtetasve shqiptarë ndodhen në spitalin e Argosit ku edhe po kryhenprocedurat ligjore për rikthimin e trupavenë Shqipëri. Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë thanë se këto veprime po ndiqen nga afër prej përfaqësuesve të Ambasadës Shqiptare, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat për të bërë të mundur sjelljen sa më shpejt të trupave pranë vendbanimeve të tyre në Shqipëri.
VIKTIMAT
1. Cen Bulica, 39 vjeç, lindur në Kukës, me gjendje civile i martuar
2. Violeta Bulica, 25 vjeç, bashkëshortja
3. Anita Bulica, 5 vjeçe, e bija,
4. Ibrahim Bulica, 1 vjeç, i biri, si dhe:
5. Albert Zhivani, 33 vjeç, lindur në Fier,
6. Elvira Koromani, 32 vjeç, lindur në Skrapar.
APELI
Familjarët Zhivani: Na ndihmoni të sjellim trupin
TIRANË- Viktima i aksidentit të ndodhur në Greqi, Albert Zhivani, ishte baba i dy fëmijëve. Një muaj e gjysmë më parë atij i kishte vdekur babai, ndërkohë që njeri prej fëmijëve të tij 9- vjeçar, kishte probleme shëndetësore. Albert Zhivani ushtronte prej 10 vitesh profesionin e taksistit në Greqi, duke patur si pasagjerë më shumë banorë të fshatit ose ata në periferi, të cilët punonin në shtetin fqinj, Greqi. Sipas xhaxhait të tij, Tajar Zhivani, Alberti është nisur nga shtëpia rreth orës 17 të pasdites së djeshme. "E morëm disa herë në telefondhe na është përgjigjur, derisa ka kaluar kufirin. Më vonë nuk jemi interesuar. Sot në mëngjes më mori djali në telefon dhe më tregoi gjithë ngjarjen",-thotë xhaxhai i viktimës. Qindra njerëz të familjes dhe fisit, por edhe banorë të fshatit Kallm vinin e ngushëllonin nusen e tij si dhe nënën, ndërkohë që fëmijët ishin larguar nga shtëpia, për t'ua lehtësuar disi këtë traumë. Familja Zhivani kërkon që shteti shqiptar t'i ndihmojë për sjelljen e kufomës së djalit të tyre. Është gjendja ekonomike e kësaj familjeje, e cila nuk mund të përballojë dot shpenzimet për sjelljen e trupit të pajetë të djalit. "Shteti të vëre dorë",- thotë xhaxhaiTajar Zhivani.
Kunata: Violeta ishte e lumtur që do të bashkohej me Cenin
TIRANË- Djepi i Ibrahimit qëndron në mes të dhomës, ndërsa mbi krevat janë hedhur aty- këtu rrobat e vogëlushëve, që mesa duket, nuk kanë mundur të gjejnë vend në valixhet e udhëtimit të fundit. Gjithçka në atë dhomë të vogël mbeti ashtu siç i la me duart e saj Viloleta, mëngjesin e së hënës. Familja Bulica, pasi ka bërë gati valixhet, ka përshëndetur të afërmit e tyre dhe është nisur drejt Greqisë. Por ëndrra e katër familjarëve për një jetë më të mirë u mbyll me vdekjen aksidentale. Kunata e Cen Bulicëstregon për gazetën "Shekulli" udhëtimin e fundit të kryefamiljarit si dhe kontaktin e fundit që ata kanë patur pak para aksidentit fatal.
Znj. Bukurie, si e mësuat aksidentin e rëndë kuhumbën jetën e gjithë familja e kunatit tuaj?
Nuk e mbaj mend sa ishte ora. Ka qenë një i afërmi i ynë që na ka telefonuar, por ne fillimisht nuk e besuam. U përpoqëm të lidheshim me telefon, por ishte e pamundur. Derisa nga lajmet mësuam se bëhej fjalë pikërisht për Cenin dhe tërë familjen e tij.
Kur ka qënë momenti i fundit që keni kontaktuar me të?
Ka qënë mesnata e së martës. Ata na thanë në telefon se sapo kishin kaluar Kapshticën pa probleme dhe se fëmijët ishin mirë. Në ato momente po flinin. Na thanë sapo të mbërrinin në shtëpi, në Athinë, do të na telefononin prapë. Kjo ka qënë biseda e fundit me ta.
Kur janë nisur nga Shqipëria?
Nga shtëpia janë larguar rreth orës 10 të mëngjesit. E dinim që do të takohej me një shokun e tij në Fier dhe do ta bënin rrugën bashkë për në Greqi. Me thënë të drejtën,ne kështu na u duk më mirë sepse të paktën nuk do të ishin vetëm në gjithë këtë rrugë.
Prej sa kohësh jetonte Ceni në Greqi?
Ai ka qënë prej kohësh emigrant në Greqi. Ndërkohë që ketë herë kishte ardhur për të marrë Violetën me dy fëmijët. Sapo i kishin dalë dokumentet dhe ishin të lumtur që më në fund do të vazhdonin jetën e tyre së bashku. Që kur janë martuar, kanë qenë të pakta kohët që Ceni ka jetuar me familjen e tij. Tani që po iu realizohej ëndrra, ja se çfarë ndodhi. U shua e gjithë familja. L.Çela
Mort i tmerrshëm në Domje të Tiranës. Katër anëtarët e familjes Bulica humbën jetën duke shkruar drejt Greqisë
Aksidenti, familja Bulica bashkohej pas 6 vitesh
TIRANË- Ofshamat e grave dëgjohen që larg. Sapo lë rrugën kryesore të fshatit Domje, aty ku janë vendosur prej 7 vjetësh vëllezërit Bulica dëgjohen të qara rrëqethëse.Vaji ka nisur pas mesditës, sapo është mësuar fati i zi i djalit më të vogël të shtëpisë, Cenit. Të gjitha gratë e fisit janë mbledhurkokë më kokë dhe fjalët e tyre bëjnë që edhe gurët e shtëpisë të dridhen nga tragjedia e ndodhur. Në mes të dhomës nuk është nëna e Cenit. Ajo ka vdekur që kur Ceni ishte ende fëmijë. Është motra më e madhe, rreth së cilës janë mbledhur gratë që vajtojnë fatin e zi të Cenit, gruas së tij dhe dy fëmijëve, Ibrahimit që ende nuk kishte mbushur 1- vjeç dhe Anitës 5- vjeçare. Mëngjesin e së hënës, janë nisur drejt ëndrrës së tyre për një jetë më të mirë, ndërkohë që gjejnë vdekjen në mënyrën më tragjike të mundshme.
***
Dita e djeshme duhet të ishte dita e fundit e halleve të familjes Bulica. Më në fund, pas vitesh të tëra emigracioni, Ceni ia kishte dalë që të regullonte dokumentet për gruan dhe fëmijët e tij. Më në fund, familja do të bashkohej dhe në tokën helene, ku Violeta dhe Ceni mund të kishin një jetë si gjithë të tjerët. Por mundën vetëm të preknin ëndrrën e tyre. Të afërm të familjes tregojnë se gjatë kësaj kohe marrja e fëmijëve në Greqi ka qenë një ndër dëshirat më të mëdha të 38-vjeçarit. "Ishte rregulluar mirë në Greqi dhe donte që atje të riniste jetën nga e para. Gjatë këtyre 6 vjetëve që ka qenë i martuar me Violetën, megjithatë nuk bëhen as 6 muaj që kanë qënë bashkë. Ai vinte dhe ikte sepse falë punës së tij mbante dhe familjen këtu. Ditën që dolën dokumentet ishte dita më e lumtur për Violetën. Më në fund ajo do të jetonte pranë bashkëshortit të saj",-të thonë në familjen Bulica.
***
Përgjatë kësaj kohe, Violeta ia kishte dalë mbanë të mbante më këmbë shtëpinë, aty ku janë vendosur 7 vjet më parë katër djemtë e familjes Bulica. Është një ndërtesë dykatëshe në fshatin Domje që çunat e shtëpisë e kanë blerë me kursimet e tyre. Të ardhur nga Kukësi, duket se asnjëherë Ceni nuk e ka menduar jetën e familjes së tij në këtë fshat që është shumë pak kilometra larg kryeqytetit.Por përveç një dhome, asgjë tjetër nuk i përkiste Violetës. Për 6 vjet ajo ka jetuar me shpresën se do të ishte e shpejtë dita që do të largohej prej aty,e së bashku me dy fëmijët e saj do të kishte një jetë shumë më të mirë. Janë nisur të hënën në mëngjes për të kryer udhëtimin e fundit të jetës së tyre. Në familjen Bulica janë mbledhur jo vetëm të afërm por edhe fqinjët. Kuja ka marrë dhenë edhe pse asksuh nuk e di kur do të mbërrin trupat e pa jetë të familjes që u shua drejt ëndërrës për një jetë më të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›