DAP: Konkurset nuk kanë lidhje me zgjedhjet
Në lidhje me artikullin e botuar në gazetën "Shqip", të datës 20 prill 2009, me titull "Administrata hap vende të reja pune në prag të zgjedhjeve", Departamenti i Administratës Publike bën sqarimin e mëposhtëm:
1. Bazuar në legjislacionin e shërbimit civil, një nga proceset për të cilat është i ngarkuar Departamenti i Administratës Publike, është procesi i rekrutimit të nëpunësve në vendet vakante të aparateve të ministrive të linjës dhe Kryeministrisë.
Ky proces është i vazhdueshëm dhe ndodh sa herë që në ministritë e linjës, apo në kryeministri ka vende vakante. Cilido nga publiku, apo grupe të tjera interesi, që ka vizituar herë pas here faqen e këtij departamenti (www.pad.gov.al), sigurisht që ka vënë re që ndërmjet informacioneve të tjera, në të gjenden edhe shpalljet e vendeve vakante. Gjatë këtyre pothuajse 8 viteve të zbatimit të legjislacionit të shërbimit civil, në një periudhë njëvjeçare shpallen mesatarisht 300-400 vende të reja pune, si dhe emërohen në shërbimin civil si nëpunës civilë në periudhë prove, 250-300 nëpunës. Si rezultat, është normale që në një tremujor të shpallen dhe të zhvillohen testime për 50-100 vende pune, (ky është një informacion që lehtësisht mund ta gjeni në raportet vjetore për menaxhimin e shërbimit civil, të publikuara që nga viti 2002 e në vazhdim edhe në faqen e DAP).
2. Një nga objektivat e qeverisë shqiptare për fuqizimin e administratës publike, ka qenë edhe tërheqja dhe mbajtja në këtë administratë e elementëve të shkolluar jashtë vendit dhe e atyre me kualifikime pasuniversitare. Në këtë këndvështrim, që në vitin 2006, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin mbi bazën e të cilit, elementët me kualifikime pasuniversitare që aplikojnë për një vend të lirë pune, kanë prioritet për t‘u punësuar në administratë publike (për informim të mëtejshëm, gjithkush mund të konsultojë VKM nr. 838, datë 13/12/2006).
3. Sigurisht që çdo forcë politike kur vjen në pushtet ka programin e saj qeverisës, mbi bazën e të cilit ajo votohet. Mbi bazën e këtij programi hartohen dhe implementohen reformat e nevojshme. Sigurisht, ajo që do t‘i zbatojë këto reforma është administrata publike, e cila duke vepruar në përputhje me ligjet në fuqi, ndërmerr iniciativat e nevojshme për realizimin e programit të qeverisë. Në këtë këndvështrim, është normale që gjithkush që synon të bëhet pjesë e kësaj administrate të ketë paraprakisht informacionin e nevojshëm mbi programin e qeverisë.
Në këndvështrim të sa më sipër, do të dëshironim të sqaronim publikun, se shpalljet e 87 vendeve vakante në faqen e Departamentit të Administratës Publike, nuk kanë aspak lidhje me procesin zgjedhor që po afrohet, por janë një procedurë normale që zhvillohet në zbatim të legjislacionit të shërbimit civil.