Ngjarja në Elbasan, policia: U tentua të vritet një person

Policia e Elbasanit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në këtë qytet ku fillimisht u njoftua se është plagosur me armë një person.
Sipas policisë pranë ish-kombinatit të Metalurgjisë është tentuar të vritet një person por fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të plagosur.
Policia thekson se është identifikuar edhe autori i ngjarjes ndërsa shton se do të japë informacione të tjera në orët në vijim.