E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapet 25 kg marijuanë, pranga dy shqiptarëve

Policia italiane ka sekuestruar sot 25 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria ndërsa ka arrestuar edhe dy shqiptarë.
 

Lajmi bëhet i ditur nga agjensia e lajmeve ANSA, e cila citon burime nga policia e Barit të cilat theksojnë se droga është gjetur gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëviznin shqiptarët.
 

Sipas ANSA-s në pranga janë vënë dy të rinj shqiptarë, të moshës 22 dhe 23 vjeç por nuk bën me dije identiteti i tyre.
 

Ndërkohë sipas mediave droga ka mbërritur me traget në Bari, nga Shqipëria ndërsa vleta e saj kap shifrën e 200.000 euro.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›