Fermerët e Korçës kundër importit të mallrave bujqësore
Fermerët e komunës Vreshtas në Korçë janë ngritur sot në protestë kundër importit të prodhimeve bujqësore nga Kosova dhe Maqedonia.
Ata kanë protestuar në rrugën Korçe-Pogradec duke kërkuar një treg për shitjen e prodhimeve bujqësore pasi sipas tyre mallrat e tyre po dëmtohen pasi rrinë stok në magazina dhe nuk kanë se ku t`i shesin.
Fermerët u kanë kërkuar autoriteteve përkatëse të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi ndërsa kanë kërcënënuar se do të përshkallëzojnë protestat si dhe do të bllokojnë rrugën nacionale nëse nuk ka ndonjë reagim për këtë çështje.