E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonjat e Para nderojnë Nënë Terezën

SHKODËR-Dy zonjat e para te vendit Teuta Topi dhe Liri Berisha kanë nderuar së bashku në qytetin e Shkodrës figurën e Nënë Terezës. Topi dhe Berisha vizituan shtepinë e restauruar të Nënë Terezës në një nga lagjet më të vjetra të Shkodrës në “Gjuhadol”. Pikërisht në këtë ndërtesë ka jetuar familja e Nënë Terezeës nga vitet 1932-1933. Në këtë cermoni ishin të pranishëm intelektualë të njohur si dhe deputetë të Shkodrës. Zonjat e para të vendit kanë vizituar ambientet e brendshme të resaturuara të kësaj shtëpie duke sjellë në kujtim fotot e rinisë së shenjtores Nënë Tereza. Në fjalën e saj Teuta Topi falenderoi qendrën “Rruga e Paqes” dhe drejtorinë e monumenteve të kulturës të qytetit të Shkodrës që bënë të mundur restaurimin e kësaj shtëpie qindra vjecare. Zonja Liri Berisha tha se figura e Nënë Terezës është simbol i fisnikërisë, dashurisë dhe bamirësisë njerëzore. Shtëpia muze e Nënë TerezËs u ristrukturua me fonde nga qendra ‘Rruga e Paqes”.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›