E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gjirokastrës, një paralajmërim për vendimmarrësit

Bashkë me ngushëllimet për viktimat, urojmë që të mos ketë të tjera. Fatkeqësia e Gjirokastrës është një paralajmërim për tragjedi të reja. Pse?!

Të etur për fitime sa më të mëdha dhe të shpejta, abuzuesit dhe mbështetësit e tyre vendimmarrës shtetërorë, kanë bërë spekullime të shumta. Para disa vjetësh, një tërmet i shkallës mesatare në Turqi, rrafshoi një lagje të tërë, duke shkaktuar dhjetëra e mijëra viktima dhe dëme kolosale. Arsyeja kryesore e kësaj tragjedie ishin spekullimet dhe korruptimi i kontrollorëve të cilësisë së tyre nga autoritetet përkatëse.

Urojmë që fatkeqësia e Gjirokastrës të shërbëje si një paralajmërim për qeverinë e sotme dhe autoritetet përkatëse në bashki, komuna e deri në çdo fshat, për të kontrolluar përsëri dhe parandaluar tragjedi të reja, para se të jetë tepër vonë.

Pallati i shembur në Gjirokastër është vetëm kronikë paralajmëruese e tragjedive të paralajmëruara. Është më lehtë të parandalosh se të përdorësh ilaçe, thotë një shprehje e artë dhe e lashtë latine!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›