Shprehja në të cilën përmblidhen të gjitha dështimet tona
E kuptoni që ky është shembull i qartë i një mentaliteti, shpesh vrastar, tek shumë shqiptarë që përblidhet me një “punë e madhe”? Kjo është shprehja në të cilën përmblidhen të gjitha dështimet tona. Firmat piramidale? Punë e madhe.
Tragjeditë në det? Punë e madhe. Berisha për herë të dytë, pas një 97-e tmerresh? Punë e madhe. Hapi themelet ngjitur me pallatin në tokë të butë? Punë e madhe.
Shikoni ku ndërtojnë fshatarët tanë shtëpitë e tyre. Të gjithë i ndërtojnë në fushë, kur dihet që nga koha e pellazgëve që shtëpitë duhen ndërtuar në kodra, që të mos përmbyten. I ndërtojnë në fushë se ... punë e madhe, po ra shi!