E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Himarës, ekspertiza: Fajtor ishte shoferi

Shoferi i autobusit, Pëllumb Çela

Ekspertiza, njëra gomë e mjetit u ça nga kontakti me bordurën, drejtimi e frenimi funksionuan normalisht.

Policia: Eci mbi shpejtësinë e lejuar, autobusi nuk pati defekt.

Shpejtësia mbi nor-mën e lejuar për aksin ku po lëvizte pranë Himarës, ka qenë sipas Policisë shkak i aksidentit të autobusit me studentë nga Elbasani. Policia e Shtetit dha dje një version zyrtar për tragjedinë e ndodhur më 21 maj në Himarë. Në deklaratë thuhet se shoferi ka qenë përgjegjës i tragjedisë pasi ka ecur shpejt dhe mbi normën e lejuar. Ekspertimi autoteknik ende nuk ka përfundimtar, megjithatë duket se shpejtësia tej normave të lejuara solli tragjedinë e Qafës së Vishës, ku mbetën të vrarë 13 persona. Viktimat ishin 11 studente të vitit të tretë të degës Gjuhë-Letërsi të universitetit Aleksandër Xhuvani, vetë drejtuesi i automjetit, dhe i fejuari i një prej studenteve të plagosura. Bazuar në konstatimet në vendin e ngjarjes dhe në provat e fiksuara nga hetimet paraprake të grupit të specialistëve është konkluduar se sistemi i frenimit dhe drejtimit të automjetit kanë qenë të rregullt në momentin e aksidentit dhe shkaku kryesor i këtij aksidenti ka qenë mosrregullimi i shpejtësisë në këtë aks rrugor nga drejtuesi i mjetit, duke bërë që mjeti të dalë jashtë kontrollit. Mjeti nuk është komanduar në kthesë e për pasojë ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë, tha zëdhënësja e Policisë, Klejda Plangarica.
Akti i ekspertimit
Policia e Shtetit, në deklaratën e saj informoi dje në mesditë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin e rëndë të datës 21 maj në Himarë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, nga ekspertët janë kryer ekzaminimet e nevojshme për fiksimin e provave dhe të fakteve, në mënyrë që të arrihet në konkluzion të saktë mbi shkakun e këtij aksidenti të rëndë. Sistemi i frenimit të automjetit ka funksionuar, por nuk ka qenë i suksesshëm në eliminimin e aksidentit, pasi bazuar në provat e fiksuara në vendin e ngjarjes dhe gjurma e frenimit, shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar në këtë aks rrugor dhe drejtuesi i mjetit ka reaguar me vonesë për të ulur shpejtësinë e mjetit. Gjithashtu, gjendja teknike e gomave ka qenë e rregullt, ndërkohë goma e krahut të majtë rezulton të jetë çarë në momentin e kontaktit me bordurën mbrojtëse dhe nuk ka pasur një skopjim të gomës, thuhet zyrtarisht nga Policia e Shtetit. Sipas Policisë, nga këqyrja e automjetit nuk konstatohet ndonjë dëmtim te sistemi i drejtimit të automjetit, nga ku rezulton se ky sistem ka qenë në rregull në momentin e aksidentit.

Zbulohen të dhënat e tahografit
Një burim i rëndësishëm provash për përcaktimin e shpejtësisë së autobusit në momentin kur ndodhi aksidenti, ka qenë takografi i mjetit. Mjeti që mat shpejtësinë e autobusit gjatë gjithë lëvizjes, por që ruan të dhënat e shpejtësisë edhe në çastin e aksidentit, ka treguar se shpejtësia e fundit e regjistruar në momentin e përplasjes së autobusit me bordurën e jashtme të rrugës ka qenë 40 km/h, konkretisht dyfishi i normës prej 20 km/h që shënohej në tabelën paralajmëruese. Ekspertët e Policisë kanë thënë ndërkohë se shpejtësia me të cilën ka hyrë në kthesën dyshe para se të dilte nga rruga, me përllogaritjen e zbritjes së shpejtësisë nga shoferi, ka qenë në vlerat 50-60 km/h.

Akti i ekspertimit
.    Aksi ku ndodhi aksidenti i pajisur me sinjalistikë vertikale e horizontale
.    I pajisur me parmakë metalikë mbrojtjes
.    Shpejtësia e lejuar për këtë segment rrugor është 20 km/orë
.    Aksi ka dhe tabela që tregojnë se rruga ka një pjerrtësi 10 për qind
.    Ka tabela që paralajmërojnë se në këtë aks ka kthesa të dyfishta
.    Sistemi i drejtimit të automjetit ka qenë në rregull në momentin e aksidentit
.    Goma e krahut të majtë rezulton të jetë çarë në momentin e kontaktit me bordurën mbrojtëse
.    Goma nuk ka pasur kopjim
.    Në momentin e aksidentit sistemi i frenimit ka funksionuar, por nuk ka qenë i suksesshëm
.    Shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar
.    Drejtuesi i mjetit ka reaguar me vonesë për të ulur shpejtësinë
.    Shkaku kryesor i këtij aksidenti ka qenë mosrregullimi i shpejtësisë
.    Mjeti nuk është komanduar në kthesë e për pasojë ka dalë nga rruga

Studentet në koma, mjekë austriakë në avionin sanitar

Ministri Vasili: Gadishmëri maksimale për transportin në Austri
Përmirësohen 12 vajzat e tjera, 8 shtrohen në pavijon
Kanë mbërritur në Austri dy studentet e aksidentuara rën-dë në Himarë. Një avion sanitar i ulur në Aeroportin e Rinasit rreth orës 16:00 ka mundësuar kryerjen e transportit të të dyja vajzave. Florie Peçi dhe Eriselda Gubere u dërguan jashtë për një mjekim më të specializuar. Nga Spitali Ushtarak në Aeroportin e Rinasit transporti i tyre u krye nga autoambulanca të pajisura me të gjitha pajisjet e reanimimit, teksa shoqërimi drejt Austrisë nga stafi i specializuar austriak. I pranishëm në momentet e nisjes, nga Aeroporti i Rinasit, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, shoqëruar nga ambasadori austriak, Florian Raunig  dhe përfaqësues të Raiffeisen Bank, ka deklaruar  se i gjithë operacioni u mundësua brenda një kohe rekord falë një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm me ambasadorin e Austrisë dhe Raiffeisen Bank. Nuk do të rresht së përsërituri falënderimet e mia për ambasadorin Florian Raunig dhe përfaqësuesit e Raiffeisen Bank. Transporti i të dyja vajzave u krye konform të gjitha parametrave shëndetësorë dhe stafi profesional austriak është ai që do të ndjekë dhe sigurojë këtë transport. Gjendja e tyre shëndetësore deri në momentet e nisjes ka qenë në vlerësimin e mjekëve të Spitalit Ushtarak, tha Vasili. Ai shprehu mirënjohjen për Raiffeisen Bank që mundësoi transportin e të dyja vajzave. Ambasadori austriak tha se ishte një punë intensive koordinuese për gjetjen e klinikave të përshtatshme në varësi të problemeve shëndetësore që kishin secila nga vajzat. Edhe një herë dëshiroj të falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë, Raiffeisen Bank dhe shoqatën Ndihmë për Fëmijët për këtë bashkëpunim u shpreh ambasadori i Austrisë.
Të plagosurat e tjera

Ministri Vasili duke përcjellë për në Austri dy studentet

Gjendja shëndetësore e 12 të plagosurave të tjera që ndodhen në Spitalin Ushtarak vazhdon të jetë nën vlerësimin e mjekëve. Nga reanimacioni kanë dalë dy ditët e fundit 3 prej tyre, duke e çuar në 8 numrin e vajzave të shtruara në pavijon. Kanë mbetur ende 4 studente, të cilat janë nën mbikëqyrje më intensive, ndonëse nuk kanë nevojë për trajtim me oksigjen gjatë gjithë kohës së qëndrimit aty. Nga sa konfirmoi stafi i mjekëve, sot pritet ta lënë spitalin disa prej vajzave, por pasi mjekët të bëjnë konsultat e nevojshme. Nga 5 të shtruarat e para që kaluan nga reanimacioni në pavijon, tri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›