Tragjedia e Himarës, familjarët e shoferit: Po na vrasin për herë të dytë
Pas akuzave hedhur drejtuesit të autobusit që ra në humnerë duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve reagojnë familjarët e shoferit të ndjerë Pëllumb Çela, i cili edhe vetë humbi jetën në këtë aksident tragjik të së hënës së 21 majit ndërsa udhëtonte për në Himarë me një grup studentësh të Elbasanit. Familjarët i kanë quajtur akuzat dhe përfundimit e dala nga hetimet e policisë, si një vdekje për së dyti për babain, bashkëshortin dhe vëllain e tyre. Vëllai i tij, Ibrahim Çela, me profesion inxhinier mekanik, këmbëngul se ekspertiza nuk është e plotë dhe se policia nuk duhet të dilte me një konkluzion pa vlerësuar gjendjen teknike të autobusit mbi 20-vjeçar në përdorim, si dhe elemente të tjerë te rëndësishëm, përfshirë edhe konsumimin e gomave. Të indinjuar nga konkluzioni i policisë janë edhe katër fëmijët e shoferit qe kane studiuar po ne Universitetin e Elbasanit, nga ku ishin viktima 11 studente. Unë e kam shoqëruar shpesh babanë dhe ai më ka treguar që me shpejtësi nuk fitojmë asnjë gjë. Unë jam sigurt që ai nuk ka qenë shkaktar në këtë ngjarje, është shprehur Kledi. Por sipas Policisë se Shtetit sistemi i frenimit ka qenë i rregullt. Zyrtarisht, policia bëri me dije se shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar në këtë aks rrugor dhe se shoferi ka reaguar me vonesë për të ulur shpejtësinë e autobusit. Por ndërkohë, pritet edhe versioni përfundimtar i Prokurorisë se Vlorës dhe grupit të ekspertëve që po hetojnë ngjarjen. Nga aksidenti në Himarë, humbën jetën 13 persona, mes te cilëve edhe vetë shoferi si dhe u plagosen 25 të tjerë.