E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e avionit presidencial polak, Polonia në zi për viktimat

Me dy minuta heshtje në mesditë Polonia nderon sot viktimat e një dite më parë ku humbën jetën 97 persona. Presidenti i vendit, Lev Kazinski, së bashku me bashkëshorten e tij, e shumë zyrtarë të lartë të politikës humbën jetën në një aksident ajror në afërsi të Rusisë, në Smolensk. "Do të marrim masa për të hetuar shkaqet e aksidentit", është shprehur në këtë mënyrë kryeministri polak, Donald Tusk, në një transmetim të drejt për drejt televiziv në Varshavë.

Tusk, dhe kabineti i tij polak kanë mbajtur një takim të vecantë për të diskutuar mbi situatën politike në vend, ka bërë të ditur kështu një zëdhënës i Parlamentit. Zgjedhjet tashmë do të mbahen brenda 60 ditëve, ka deklaruar ish ministri i Jashtëm polak për shtetasit. Vdekjen tragjike të presidentit e shohin si një shtysë për unifikim mes tyre dhe askush më nuk do ta ketë mendjen tek preferencat e tij politike. Mirëpo sipas Kushtetutës së vendit, me vdekjen e presidentit, vendi udhëhiqet përkohësisht nga kryeministri deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat pritet të ndodhin brenda 60 ditëve.

Si kryeministër i vendit, Tusk deklaroi se në këto ditë udhëheqje, do të kujdeset për familjet e viktimave, dhe për të cuar përpara hetimet mbi shkaqet që cuan në rrëzimin e avionit. Krerë nga e gjithë bota kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë tragjedi, duke përfshirë dhe presidentin rus, Dimitri Medvedev, kryeministrin britanik Gordon Braun, kancelaren gjermane Angela Merkel, mbretëresha e Britanisë Elisabet dhe princi Carls. Po ashtu, presidenti i SHBA Barack Obama ka deklaruar se presidenti Kazinski ishte një burrë shteti i shquar, i cili luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen e solidaritetit, dhe ai ishte i admiruar gjerësisht në SHBA, si udhëheqës i përkushtuar për avancimin e lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Ndërkohë që dita e hënë 12 prill, është shpallu ditë zie për Poloninë dhe Rusinë.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›