Tragjedia e dyfishtë në Lezhë, vetëdorzohet autori i krimit
LEZHË-Autori i krimit Ndue Lekgjonaj është vetëdorzuar në polici mëngjesin e djeshëm. Ai akuzohej për vrasjen e shtetasit Gjon Përvathi. Si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë. Për aksidentimin me makinë të djalit të viktimës dhe plagosjen e të afërmit të këtij të fundit. Por tragjedia u pasua dhe nga vetëhelmimi i bashkëshortes Martine Përvathi, pasi mori vesh lajmin e vrasjes së bashkëshortit. Shkak i krimit ka qenë konflikti që kanë pasur familjet Përvathi dhe Lekgjonaj për çështje pronësie. Mësohet nga burimet policore se viktima është dozuar bashkë me armën e krimit.
Tragjedia
Tragjedia e dyfishtë në familjen Përvathi ndodhi ditën e shtunë të datës 21.11.2009. Gjon Përvathi ishte duke ecur në rrugën e fshatit Manati të Lezhës, kur është qëlluar me në befasi armë zjarri nga shtetasi Ndue Lekgjonaj. Në momenti që autori i krimit po largohej nga vendngjarja është përplasur me të afërmin e viktimës ku e ka lënë të plagosur këtë të fundit. Më pas ka përplasur me makinë djalin 14-vjecar të Gjon Përvathit. Po tragjedia nuk mori fund me kaq bashkëshortja, Martine Përvathi nënë e katër fëmije, pasi e ka marrë vesh lajmin e vrasjes së burrit nuk e ka duruar dot dhimbjen dhe i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë në sytë e së motrës së saj. shkaku i këtij krimi ka qenë konflikti që kanë pasur të dyja midis tyre për pronësi. Gjithashtu mësohej nga burimet policore se sherri midis dy personave ka qenë qysh më përpara.
Ngjarja
Para disa ditësh shtetasi Gjon Përvathi kishte lënë qelinë e burgut, pasi kishte tentuar të vriste me armë fqinjin e tij Ndue Lekgjonaj. Ai ishte zënë me të për shkak se bagëtitë e këtij të fundit kishin hyrë në tokat e familjes Përvathi. Ai ka qëlluar me armë por nuk ka arritur që ta vrasë. Rreth dy javë më parë Gjon Përvathi kishte lënë qelinë, por konflikti me fqinjin nuk ishte mbyllur ende. Në shenjë hakmarrje, Lekgjonaj ka marrë armën dhe është nisur drejt familjes së Gjonit. Ai e ka vrarë dhe në momentin e largimit, ka plagosur edhe dy të tjerët. Që nga dita e shtunë shtetasi Ndue Lekgjonaj është shpallur në kërkim për veprën penale “vrasje dhe plagosje me dashje”. Dhe vetëm pas katër ditëve autori i krimit është dorëzuar vetë në polici. Ai ka dëshmuar para ekspertëve të krimeve në Policinë e Lezhës gjithë historinë e konfliktit dhe motivet që e shtynë për të ndërmarrë këtë krim. Ndue Lekgjonaj akuzohet për veprat penale të “vrasjes”, të “aksidentit me dashje, me pasojë plagosje” dhe “armëmbajtje pa leje”
26 Nentor 2009