Thithja e kohës moderne

Kombi shqiptar po fillon të kuptojë dalëngadalë
se edhe përkundër humbjeve të mëdha që pësoi gjatë historisë tani ka filluar
një proces i rëndësishëm historik ai i natyralizimit (bashkimit) të tij duke u
integruar në familjen evropiane dhe kështu duke u bërë një faktor i rëndësishëm
në këtë familje të madhe dhe me gjerë
Gjon Keka*
Antagonizmi midis shqiptarëve autokton të Kosovës dhe serbëve ardhacak
ka rrënjët që datojnë që nga mesjeta. Këto tensione kanë shpërthyer në dhunë në
shkallë të ndryshme që janë përfshirë që nga atëherë e deri në fundvitet 90 dhe
përfundimit të luftës së tmerrshme gjenocidale ndaj popullit të Kosovës.
Kështu që edhe sot pas ca viteve nga dalja e Ballkanit
nga luftërat e përgjakshme dhe fillimit të epokës së demokracisë dhe
integrimeve, Serbia mbetet një rrezik permanent dhe një shtet problematik i
cili është bërë nëna e jostabilitetit dhe nacionalizmit të kuq në gadishullin
ballkanik.
Slogani i përsëritur i saj(politikës serbe)
tanimë më i ditur edhe botërisht në aspektin negativ sipas të cilit Kosova
gjoja se është djep i kulturës serbe nxjerrë sërish para tërë botës gënjeshtrën
më të madhe të historisë së popullit ardhacak serb që nga krijimi i tij si
popull.
Duke ditur se lëvizjet e fundit që kanë
ndodhur në siujdhesën Ballkanike kanë krijuar një faqe më të detajuar të të
drejtave të kombeve dhe të historisë së tyre karshi popujve tjerë të ardhur
brenda këtij gadishulli nga dyndjet e mëdha gjatë historisë.
Ndërsa e tërë faqja e kësaj siujdhese
problematike doli në shesh aty ka mesi respektivisht fundi i shekullit XIX dhe
fillimi i shekullit XX, ngase kombet dhe popujt që jetonin kishin zbuluar në
vetvete diçka të re, diçka që do çlironte kombet nga zgjedha e
ideologjive(social-komuniste) dhe doktrinave (naçertaninë dhe sëmundjet e
nacionalizmit serb) false të ndërtuar mbi kurrize të njëri tjetrit dhe mbi
iluzione.
Kjo e re quhej liri, demokraci dhe vetëvendosjes
të kombeve gjë që trazoj në tërësi ujin e turbullt të kësaj siujdhese dhe nxori
sheshit burimin e ujit që rridhte nga gjeneza dhe historia e së drejtës së
kombeve autokton për të jetuar në liri, demokraci dhe mëvetësinë e saj duke mos
qenë e ndikuar dhe e lidhur për asnjë fije me gënjeshtrat dhe pjellat e kohës
që prodhuan ideologji dhe mbajtje të kombeve autoktone nën skllavërinë e
pushtimeve dhe pushtuesit.
Sidoqoftë Ballkani si i tillë më një histori
trishtuese dhe me një vel që ende rri mbi kokën kësaj siujdhese, kanë filluar
të ndodhin disa procese pozitive që dalëngadalë po e çlirojnë këtë lëmsh dhe
këtë mallkim duke i dhënë hapësirë proceseve që kanë si qëllim mbjelljen e
demokracisë së shëndosh, me anë të përkrahjes së vazhdueshme të shteteve me
traditë demokratike siç është SHBA, BE dhe shtetet e kombeve të bashkuara në
tërësi.
Përkrahja e këtyre kombeve demokratike në nxjerrjen
e Ballkanit nga kriza e saj e brendshme dhe nga luftërat e përgjakshme bëri që
kjo siujdhesë të filloj procesin e shikimit të vetvetes në pasqyrën e historisë,
pastaj futjen e rrënjëve të demokracisë në kapilarët e kombeve dhe fillimin e
ndërtimit të rrugës së integrimeve në strukturat euroatlantike.
Kështu me një fjalë mund të themi se siujdhesa
ballkanike pas përfundimit të luftërave ka filluar të thithë kohën moderne, të
bëhet pjesë e proceseve demokratike të kombeve si dhe të hyjë në procesin e
ndërtimit të rrugës së përbashkët të integrimeve, kjo tregon se thithja e kohërave
perandorake (otomanizmit) dhe mesjetare (bizantinizmit) ka mbaruar dhe se tani
po fillon një etapë e re dhe një rrugë e re ajo e zhvillimit dhe e
demokratizimit të kombeve, por jo vetëm e demokratizimit por edhe e mbajtjes në
nivel të kohës përpjekjet e kombeve në rrugëtimin e tyre drejtë së ardhmes së
përbashkët.
Kështu me deklarimin e Kosovës shtet të
pavarur e cila ishte edhe çështja e fundit e pazgjidhur në këtë rajon
problematik tani po vjen koha e faktorizimit dhe e ngritjes së peshës në histori
të kombit Shqiptar në përgjithësi.
Kombi Shqiptar po fillon të kuptojë dalëngadalë
se edhe përkundër humbjeve të mëdha që pësoi gjatë historisë tani ka filluar
një proces i rëndësishëm historik ai i natyralizimit (bashkimit) të tij duke u
integruar në familjen evropiane dhe kështu duke u bërë një faktor i rëndësishëm
në këtë familje të madhe dhe me gjerë.
Dhe krejt në fund ajo që më së shumti është
duke e penguar Ballkanin e ri që të ecë drejtë proceseve të demokratizmit dhe
integrimit është politika dhe diplomacia e gabuar dhe qorre serbe, ajo dëshiron
që të rikthejë të kaluarën e tmerrshme në tryezën e shekullit XXI dhe kështu të
krijojë një imagjinatë të re të rikthimit të ëndrrave dhe doktrinave të errëta
të tyre në siujdhesën ballkanike.
Pikërisht kjo politikë e gabuar e shtetit serb
karshi Kosovës dhe vendeve tjera fqinje ka bërë që sot ky vend të mbjellë në Ballkan
një mur të ndarjeve dhe të pengesave në rrugën e demokracisë, zhvillimit, pajtimit
të popujve si dhe integrimeve të popujve drejtë bashkimit evropian. Shteti
serbe duke ditur se Kosova (shih Dardania e lashtë) kurrë nuk ka qenë pjesë e
saj e lëre më tokë e saj duke ditur se populli ardhacak serb ka ardhur në
siujdhesën ballkanike aty ka h shekulli VII, mundohet që të përfitoj në kurriz
të saj sa më shumë si dhe të bllokoj atë(Kosovën) në të gjitha proceset e
zhvillimeve dhe rrugës së saj të re.
Thjeshtë politika serbe po përdor metodën e
saj të divide et impera e cila me anë të vendosjes së strukturave paralele të
saj në Kosovë ta mbajë në tension gjithnjë Kosovën dhe popullin në përgjithësi
dhe kështu më pas duke e shndërruar Kosovën në një Qipro të dytë, gjë që nuk do
të ndodhë dhe nuk do i realizohet kjo ëndërr e kërkuar në iluzionet e saj të
fillimit shekullit XXI.
Edhe përkundër këtyre përpjekjeve të dështuara
të politikës dhe diplomacisë serbe në bllokimin dhe ndaljen e hovit të shtetit
të mbikëqyrur të Kosovës për të ndërtuar institucione demokratike të fuqishme, pastaj
një shtet juridik dhe të përgatitjes së saj për rrugën e integrimeve
euroatlantike, Kosova me ndihmën e miqve të saj dhe kombeve demokratike do të
arrij t'i kapërcej edhe këto pengesa dhe gurë rrugëve që po i hedh në tërësi
politika dhe diplomacia serbe e strucit.
Siujdhesa ballkanike është kontributor i
rëndësishëm i vlerave të kulturës dhe civilizimit evropian prandaj rruga e tërë
kësaj siujdhese është e qartë integrimi i saj në familjen e lashtë të saj evropiane.
Tanimë është e ditur se asnjë pengese nuk mund
ta ndalë këtë rrugëtim të saj drejtë zhvillimeve të reja dhe integrimit në këtë
sistem të vlerave perëndimore.
(*) Dërguar nga autori, njohës i marrëdhënieve
ndërkombëtare