Balla: PS nuk tërhiqet nga bojkoti
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi dje se Partia Socialiste nuk të vijojë të bojkotojë Kuvendin deri në plotësimin e kushteve të saj. Në një konferencë për shtyp nga selia e PS-së, Balla tha se hyrja në Kuvend është e lidhur drejtpërdrejt me plotësimin e kushteve. “Shqipëria nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe demokratike nëse nuk hetohen zgjedhjet e 28 qershorit, prandaj ne nuk do të tërhiqemi nga kushtet tona”, - tha Balla. Ai tha më tej se kushti kryesor i PS-së është ngritja e Komisionit hetimor Parlamentar. “Ajo ç’ka kërkojmë është brenda kuadrit kushtetues e ligjor që ka një komision hetimor, bazuar edhe në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese sipas të cilave e drejta e Parlamentit për të ngritur komisione hetimore është një prerogativë dhe një mjet i domosdoshëm që i nevojitet Parlamentit për të ushtruar dhe perfeksionuar pushtetin e tij legjislativ”, - deklaroi deputeti i PS-së.