Tragjedia në Tisa, dorëzohet Hungaria
Misteri i Tragjedisë së Tisës ende nuk ka fund. Enigma tani është se ku kanë mbetur trupat e 16 personave të mbytur në lumin që ndan Serbinë dhe Hungarinë.
Policia hungareze ka përfunduar të shtunën në mbrëmje kërkimet në bregun e lumit Tisa, në anën e tyre të kufirit, pa ndonjë rezultat të ri.
Dy trupa të pajetë femrash, që janë gjendur në anën serbe të lumit, dhe një trup mashkulli në anën hungareze, janë rezultatet e vetme të një kërkimi dhjetëditësh të kryer nga policitë e dy shteteve.
Ushtria, policia dhe zhytësit hungarezë, në dy kilometra gjatësi sa ky lumë përshkon territorin e tyre, nuk ka mundur të gjejë asnjë shenjë se aty mund të ketë kufoma të tjera. "Tani andej ndodhet vetëm policia kufitare, sepse mundësitë që të gjenden trupa të tjerë në anën tonë, pas gjithë këtyre kërkimeve, janë tepër të vogla, për të mos thënë se është e pamundur", thotë Szabolcs Szenti, zëdhënës i Policisë së Hungarisë për "Express".
Policia e Serbisë, përveç të dhënave të ditëve të para, nuk jep asnjë informacion shtesë sa u përket rezultateve të kërkimeve në bregun e tyre të lumit, që kalon në territorin e tyre. "Komisionet e përbashkëta të Policisë së Serbisë dhe Hungarisë kanë gjetur tre trupa të pajetë, një mashkull e dy femra", thotë Suzana Vasiljeviç, zyrtare për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. "Në anën tonë të kufirit ende vazhdojnë kërkimet. Por më shumë informacione duhet të dijë policia hungareze, pasi varka dyshohet se është përmbysur në anën e tyre të lumit", tha Vasiljeviç. Ajo nuk pranon të japë as identitetin e viktimës së dytë të gjinisë femër, të gjetur nga zhytësit serbë para disa ditësh, me arsyetimin se asaj nuk i janë gjetur dokumentet.
Ndërkohë, në Prishtinë, Policia e Kosovës ka filluar hetimet me intensitet të shtuar në lidhje me këtë tragjedi. Së paku kështu thonë zyrtarët e saj, të cilët, edhe pse nuk kanë arrestuar asnjë person deri më tani, thonë se kanë arritur të identifikojnë së paku katër të dyshuar që i përkasin rrjetit të trafikantëve me qenie njerëzore.
"Është bërë identifikimi i katër personave që dyshohen për trafikim me qenie njerëzore. Gjykata për ta tashmë ka lëshuar fletë-arrest", thotë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Pa dhënë identitetin e personave që janë shpallur në kërkim, zyrtari i policisë tha se ata u takojnë katër rajone të ndryshme të vendit. "Dy zyrtarët policorë të shtyllës së hetimeve, së bashku me prokurorin e rastit, tanimë janë nisur drejt Hungarisë", sqaron zëdhënësi i policisë.
Gjatë ditës së diel ka pasur spekulime se Policia e Hungarisë, e Serbisë dhe e Kosovës kanë arrestuar së paku 20 persona si trafikantë të dyshuar që kanë pasur të bëjnë me këtë rast. Por policia hungareze përgënjeshtron informacionet e tilla, duke thënë se ka pasur ndonjë keqkuptim, keqinterpretim apo gabim në informacionet e shpërndara. "Jo, një informacion të tillë nuk mund ta konfirmoj. Ky duhet të jetë një gabim apo një keqkuptim. Ne nuk kemi arrestuar ende persona në lidhje me këtë çështje", thotë Szabolcs Szenti, zëdhënës i Policisë së Hungarisë.
I pyetur nëse i mbijetuari i këtij rasti, Blerim Rama, ka mundësi të arrestohet apo akuzohet, ai përjashtoi mundësinë që i njëjti të ngarkohet me veprën penale të trafikimit ilegal. "Ai ka kërkuar strehim në Hungari. Ky person mund të akuzohet për rrezikim të jetës së dy fëmijëve, ku si pasojë e këtij rreziku ka humbur jetën edhe gruaja e tij. Por, ai nuk do të akuzohet për trafikim", shpjegoi toger Szenti. Ai shtoi se hetimet në lidhje me këtë rast, megjithatë janë duke vazhduar në bashkëpunim edhe me Policinë e Serbisë dhe atë të Kosovës.
Lidhur me spekulimet se personat e mbytur dyshohet se janë hedhur në lumë nga trafikantët në momentin kur ata kanë kuptuar se janë diktuar nga policia, zyrtari i policisë hungareze tha se një informacion të tillë nuk mund ta konfirmojë. "Gjithashtu nuk mund të them se asgjë rreth identitetit të viktimës së dytë femër, të gjetur nga policia serbe, sepse kjo do të ishte thyerje e ligjit dhe vepër penale", deklaroi Szabolcs Szenti, zëdhënës i Policisë së Hungarisë.