E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëzohet një i dyshuar për rastin "Tisa"

EULEX ka konfirmuar se i ka filluar hetimet lidhur me kontrabandimin e emigrantëve dhe rastin e tragjedisë së ndodhur në lumin Tisa, ndërsa thekson se të shtunën në mbrëmje, një person i është dorëzuar policisë dhe ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me përfshirjen e tij në këtë rast. Përmes një njoftimi për media EULEX njofton se i ka filluar hetimet lidhur me kontrabandimin e emigrantëve dhe rastin e tragjedisë të ndodhur në lumin Tisa. Zyrtarë të EULEX-it konfirmojnë se të shtunën mbrëma, një person i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe e ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me përfshirjen e tij në këtë rast. "I dyshuari i dorëzoi policisë paratë që i ishin dhënë nga viktimat si garanci e pagesës (kapar) për organizimin e kontrabandimit të tyre. Hetimet tregojnë që të dyshuarit i janë paguar nga 6 mijë deri në 8 mijë euro për secilin grup të familjeve".

Bëhet e ditur se hetimet aktualisht janë të përqendruara në identifikimin e personave jashtë vendit që ishin të lidhura me organizatorët e lartpërmendur të kontrabandimit, e të cilët ndihmonin gjatë kalimit transit të personave përtej kufijve. EULEX thekson se prokurori i këtij misioni, i cili po i udhëheq hetimet, bashkë edhe me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës tani ndodhen në Hungari për të mbledhur informacione shtesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›